LAJMI I FUNDIT:

Gjykata njeh Berishën, reagon Alibeaj: Autorizova një kallëzim penal ndaj gjyqtarit

Gjykata njeh Berishën, reagon Alibeaj: Autorizova një kallëzim penal ndaj gjyqtarit

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Enkeljd Alibeaj e quajti skandaloz vendimin e sotëm të Gjykatës së Tiranës për pranimin e kërkesës së Grupit të Rithemelimit të ish-kryeministrit, Sali Berisha për ndryshime të statutit të PD-së.

Në një komunikim me gazetarët, Alibeaj ka thënë se gjyqtari që ka marrë vendimin ka konflikt interesi në këtë çështje dhe ka marrë një vendim pa pasur prova.


“Është një vendim në nivelet e skandalit. Gjyqtari vetë ka deklaruar njohjet e veta në këtë proces gjyqësor. Në tejkalim të ligjit, gjyqtari ka marrë në shqyrtim çështjen. Ne kemi bërë një ankim për regjistrimin e Kuvendit të datës 18 dhjetor dhe çështja është në apel. Gjyqtari i sotëm nuk ka pasur një dosje. Gjyqtari ka marrë një vendim pa pasur prova, pa pasur dosje, pa pasur palë”, tha Alibeaj.

Gjykata njeh vendimet e kuvendit të grupimit të Sali Berishës, shkarkohen strukturat drejtuese të PD-së
Lexo po ashtu Gjykata njeh vendimet e kuvendit të grupimit të Sali Berishës, shkarkohen strukturat drejtuese të PD-së

Alibeaj theksoi se ka autorizuar një kallëzim penal ndaj gjyqtarit për shpërdorim detyre.

“Vendimi i sotëm i pazbatueshëm. PD-ja do ta ankimojë në Apel. Kam autorizuar kallëzim penal për gjyqtarin Zhukri, pasi ka shpërdoruar detyrën”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori