Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, njëherit ish-ministër i Mbrojtjes, nuk e përjashton ndërhyrjen e Serbisë në veri të Kosovës, por ai thotë se këtë ajo mund ta bëjë vetëm me polici.
“Çka ka nevojë gjyqtarja me marrë pjesë në takime me Vuçiq, normal që shteti duhet me vepru. Disa policë të Kosovës kanë shku dhe kanë raportu atij – kjo nuk është e pranueshme dhe gjithë këtë ai [Vulin] e sheh si sulm ndaj serbëve”.
Këtë Çeku e tha kur u pyet për deklaratat e ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandar Vulin, ”që duke i dëbuar serbët”, siç e cilësoi ai, ”nga institucionet në Kosovës, është hapi i parë i përfshirjes së Serbisë në konfliktet e armatosura në Kosovë”, njofton Klankosova.
”Deklarimi i tij është tipik politikë serbe, gjithmonë ata e luajnë rolin e viktimës dhe gjejnë pretekst për të intervenuar për të parandaluar kinse veprimet që ata i pretendojnë të shqiptarëve e të tjera. Mendoj që këtë [deklarimin e Vulin] e kupton gjithkush”.
Çeku, mes tjerash, thotë se Vulin se ka guximin të ndërhyjë me ushtri.
”Nuk e ka guximin të ndërhyjë me ushtri dhe se ka fuqinë për këtë. Ushtria e tyre është e demoralizuar dhe ushtri humbëse. Ai [Vulin] mendon që të hyjë në veri të Kosovës me polici dhe forca të xhandarmërisë. Ndërhyrjen me polici mund ta arsyetoj kinse me mbrojtjen e qytetarëve”.
“Serbia mund ta destabilizojë Kosovën, të gjitha këto deklarime janë përgatitje e terrenit”.
”Nuk mund ta bëjë ndërhyrjen, pasi NATO i referohet Rezolutës 1244 dhe aty thuhet se asnjë forcë serbe nuk mund të hyjë në Kosovë pa marrë lejen e komandantit të KFOR-it. Asnjë ushtarë apo polic i vetëm nuk mund të hyjë në Kosovë i armatosur pa leje – kjo do të ishte shkelje flagrante. Por, kësaj s’i dihet pasi këtyre [serbëve] as nuk ju dihet as nuk ju besohet”.
”Asnjëherë nuk e kam përjashtuar si mundësi e tash edhe më pak e përjashtoj këtë mundësi. Mund të këtë intervenim pasi do ta provokojnë vetë ndonjë situatë dhe në emër të mbrojtjes së qytetarëve e bëjnë këtë”, tha Çeku.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025