Krahas mbledhjes “dramatike” të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të cilën e mbajti të martën, Aleksandar Vuçiq ka pasur një takim edhe me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova. Në mesin e tyre ishte edhe Milan Radoiçiq – që është në listën e zezë të amerikanëve si anëtar i një grupi të organizuar kriminal.
Edhe pse nën sanksionet e SHBA-së dhe i ndjekur penalisht nga policia e Kosovës, Radoiçiq është njëri nga përfaqësuesit më të shquar të delegacionit politik serb nga Kosova.
Ky biznesmen kontrovers njihet edhe si një nga financuesit kryesorë të Listës Serbe, satelit i Partisë Progresive Serbe në Kosovë. Ai dikur ishte në listën e të akuzuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, por arriti t’u ikte forcave policore të Kosovës, duke shkuar në Serbinë qendrore, raporton nova.rs.
Më vonë, Vuçiq personalisht e liroi nga akuzat për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, duke thënë se kishte kaluar një poligraf.
Radoiçiq, i përkëdheluri i autoriteteve në Beograd, nuk i shpëtoi sanksioneve të Shteteve të Bashkuara në fund të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.
Në shpjegimin e sanksioneve thuhej se ai ishte pjesë e një grupi të organizuar kriminal që korruptonte zyrtarët e sigurimit të Kosovës dhe Serbisë për t’u mundësuar tregtimin e narkotikëve, armëve dhe transferimin e parave.
Edhe administrata amerikane iu referua vrasjes së Ivanoviqit, duke theksuar se ky grup i organizuar kriminal akuzohet për përfshirje në vrasje.
“Veselinoviq, Milan Radoiçiq, Zhelko Bojiq dhe Marko Rosiq janë të gjithë të përfshirë në aktakuzë për vrasje dhe secili ka pasur rolin e tij në atentat, përkatësisht në ndërmarrjen kriminale”, thuhet ndër të tjera në sqarim.
Kryetari i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, Pavle Grboviq, tha se takimet e Vuçiqit me Radoiçiqin kanë qenë edhe dëshmi e lidhjes së shtetit me krimin e organizuar.
“Milan Radoiçiq nuk është përfaqësues i serbëve nga Kosova, por krahu kriminal i SNS-it në Kosovë, e cila me pretendime të pamerituara e quan veten ‘Lista e Serbëve’. Është evidente se ajo ka bekimin e autoriteteve në Beograd, përkatësisht të Aleksandër Vuçiqit, i cili, për shkak të mbijetesës së tij në pushtet, nuk heziton të bashkëpunojë hapur me persona nga mjedisi kriminal”, ka thënë Grboviq.
Milan Radoiçiq është duke u kërkuar prej policisë së Kosovës për shkak të përfshirjes në rastin “Brezovica”.
“Radoiçiq dyshohet për kanosje gjatë procedurës penale, siç dyshohet për pengim të dëshmitarëve duke i frikësuar që të mos dëshmojnë”, ka thënë në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Ndryshe, në aksionin e koduar “Brezovica”, më 21 dhjetor 2021, policia arrestoi 10 persona, mes të cilëve edhe Bratislav Nikoliqin, ish-kryetarin e Shtërpcës. Në mesin e të arrestuarve ishin tetë nga Ferizaj dhe dy nga Prishtina.
Policia e Kosovës e ka shpjeguar këtë veprim me luftën kundër krimit në ndërtim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Millanoviq konfirmon kandidimin për një mandat tjetër si president i Kroacisë: Kam njohuritë dhe përvojën më të madhe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-184-380x233.jpg)
Millanoviq konfirmon kandidimin për një mandat tjetër si president i Kroacisë: Kam njohuritë dhe përvojën më të madhe
![Pamje nga beteja e ashpër për Vovchanskun, ukrainasit futen derë më derë duke kërkuar ushtarët rusë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-182-380x233.jpg)
Pamje nga beteja e ashpër për Vovchanskun, ukrainasit futen derë më derë duke kërkuar ushtarët rusë
![U futën në pronën e kryeministrit britanik, policia arreston katër persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-181-380x233.jpg)
U futën në pronën e kryeministrit britanik, policia arreston katër persona
![Ukrainasit marrin topin e ri nga SHBA-të, të cilin akoma nuk e posedon ushtria amerikane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-177-380x233.jpg)
Ukrainasit marrin topin e ri nga SHBA-të, të cilin akoma nuk e posedon ushtria amerikane
![Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/budanov-380x233.jpg)
Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë
![Qytetarët e rinj gjermanë duhet të deklarojnë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-176-380x233.jpg)
Qytetarët e rinj gjermanë duhet të deklarojnë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar
![Mark Rutte emërohet shef i ri i NATO-s](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/2-43-380x233.jpg)
Mark Rutte emërohet shef i ri i NATO-s
![Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/5-12-380x233.jpg)
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth
![U futën në pronën e kryeministrit britanik, policia arreston katër persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-181-380x233.jpg)
U futën në pronën e kryeministrit britanik, policia arreston katër persona
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/serbia-380x233.png)
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane
![Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/anglia-6-380x233.jpg)
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
![Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/marc-guiu-380x233.jpg)
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës
![Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/5-12-380x233.jpg)
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth
![Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-171-380x233.jpg)
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar
![Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448402948_1192268271813297_4534193569653873232_n-380x233.jpg)
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë