LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, çmimet do të rriten gjatë gjithë vitit

Maqedoni, çmimet do të rriten gjatë gjithë vitit

Norma e inflacionit do të vazhdojë të rritet gjatë gjithë vitit. Maqedonia nuk mund të jetë imune nga zhvillimet globale, sidomos me rritjen e çmimeve në eurozonë, që po ndikon edhe në vendin tonë, shkruan Alsat.

Për momentin, norma e inflacionit në vend është nën kontroll, thonë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

“Norma e inflacionit në rajon dhe në vend ka filluar të rritet në mesin e vitit të kaluar dhe parashikimet tona janë se do të vazhdojë të rritet vazhdimisht edhe këtë vit. Inflacioni është një fenomen global që lidhet me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë”, deklaroi Ana Krasiç – Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.


Banka Popullore muajin e kaluar regjistroi normë inflacioni prej 7.1 për qind në vend. Ekonomistët thonë se nevojiten masa për t’i stabilizuar çmimet.

“Shteti duhet të zbatojë një sërë masash që synojnë rregullimin e çmimeve dhe kjo bëhet me ndërhyrje në rezervat e mallrave ose me ndërhyrje shtesë nëpërmjet kanaleve të tjera ku tregu do të stabilizohej, veçanërisht në pjesën e produkteve, ku ka në bursa ka rritje të konsiderueshme”, u shpreh Zoran Ivanovski – Profesor universitar.

Ndryshe, rritja historikisht më e lartë e inflacionit për muajin shkurt është në të gjithë eurozonën, pra në 25 vende, gati 6%. Në Mbretërinë e Bashkuar, inflacioni arriti në 6.2 për qind, niveli më i lartë në tre dekada, dhe Shtetet e Bashkuara arritën një nivel rekord prej 5.2 për qind. Nga ana tjetër, inflacioni në Rusi është mbi 14%. Lufta në Ukrainë dhe kriza e Kovid 19 kanë shkaktuar rritje të mëtejshme të çmimeve të derivateve të naftës, energjisë dhe ushqimeve./Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori