LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Intervenimi i NATO-s ishte i drejtë dhe i domosdoshëm

Kurti: Intervenimi i NATO-s ishte i drejtë dhe i domosdoshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për bombardimet e NATO-s, tha se ndërhyrja e tyre ishte e drejtë dhe e domosdoshme.

Ai tha se 23 vjet më parë 19 vendet e NATO-s u bashkuan për të ndalë gjenocidin që pati nisur në Kosovë nga regjimi i Beogradit.

“Ishte gjenocidi i dytë në Evropën kontinentale që nga Lufta e Dytë Botërore. Intervenimi i NATO-s ishte i drejtë dhe i domosdoshëm. Shqiptarët iu përgjigjen agresorit me gjuhën e vetme që e kuptonte, çmimi ishte i lartë ndërsa rrugë tjetër nuk kishte”, tha Kurti.


Kryeministri shtoi se gjersa dështonin një pas një përpjekjet diplomatike evropiane dhe amerikane për gjetjen e një zgjidhje paqësore, në Kosovë pothuajse çdo ditë hapeshin dhjetëra varre për fëmijë, pleq, gra e burra të paarmatosur që vriteshin masakroheshin e digjeshin në pronat e shtëpitë e veta.

“Qindra masakra janë kryer në Kosovë në periudhën 1998-1999. Falë ndërhyrjes së NATO-s gjenocidi në Kosovë u ndal”, tha Kurti, duke shtuar se kjo ndërhyrje ishte legjitime.

Kurti shtoi se Serbia edhe 23 vjet pas luftës nuk kërkon falje për krimet që ka kryer në Kosovë.

“23  vjet pas luftës fqinji i ynë verior as nuk kërkon falje as nuk do që të kuptoj e t’i pranoj përmasat e krimeve të veta në Kosovë  Në vend që të hap arkiva shtetërore që do të ndriçonin fatin e të zhdukurve me dhunë, pushtetarët e Serbisë arsyetojnë veprimet gjeoncidale të Millosheviqit dhe e fajësojnë NATO-n për bombardime”, tha Kurti.

Kryeministri tha se “askush sikurse populli i Kosovës nuk e sheh ngjashmërinë e asaj që na ka ndodhur neve me kontekstin në Ukrainë”.

“NATO-ja, shtetet e NATO-s duhet ta ndihmojnë shtetin e Ukrainës sepse ata po e mbrojnë gjithë kontinentin”, tha ai.

Kurti përmendi edhe Sekretaren e atëhershme të Shtetit. Madeleine Albright e cila tha se kishte parashikuar “në mënyrë profetike” rrezikun që i kanosej Evropës dhe botës nga presidenti rus Vladimir Putin.

“Historia i dha të drejtë zonjës sekretare, Albright sepse intervenimi i NATO-s i dha fund iluzioneve të Millosheviqit”, tha ai.

Kosova po bëhet gjithnjë më e aftë për t’iu bashkuar NATO-s, tha Kurti, duke shtuar se kjo duhet të ndodhë.

“Kosova nuk do luftë, por gjithashtu nuk është e pavëmendshme ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve të sigurisë në rajon dhe në botë”, tha ai ndër tjerash. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori