LAJMI I FUNDIT:

Alibeaj pas mbledhjes së grupit të PD-së: Hodhëm hapin e parë për zgjidhjen e krizës

Alibeaj pas mbledhjes së grupit të PD-së: Hodhëm hapin e parë për zgjidhjen e krizës

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi pas mbledhjes së Kryesisë së partisë se është hedhur hapi i parë drejt negociatave me Komisionin e Rithemelimit, për zgjidhjen e krizës në PD.

Ai ka shtuar se po kërkohet bashkimin për të mirën e demokratëve, duke hequr dorë nga gjuha e urrejtjes.

“Besoj se mirëkuptimi është çelësi për të ecur përpara”, tha Alibeaj.


Privilegjet e Bashës që i kalojnë Alibeajt si kryetar i PD-së
Lexo po ashtu Privilegjet e Bashës që i kalojnë Alibeajt si kryetar i PD-së

“Është një hap i parë, si shenjë drejt negociatave, janë tentativa të rëndësishme për të shkuar drejt bashkimit, grupi i punës i përbërë nga të gjitha instancat e partisë. Emrat do t’i përcaktoj unë”, shtoi Alibeaj.

Kryesia e Partisë Demokratike doli me një qëndrim pas mbledhjes së saj ditën e mërkurë në mbrëmje. Qëndrimi përbëhet nga 3 pika, mes të cilave është edhe nisja e bisedimeve me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit për zgjidhjen e krizës në PD. /Telegrafi/