Ndotja, zakonet e këqija dhe mjedisi, janë shkaktarët kryesorë të problemeve të mushkërive. Shumë njerëz vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk ka asnjë mënyrë për ta mbajtur këtë organ të shëndetshëm.
Mushkëritë kanë një aftësi magjike për t’u rigjeneruar, por për këtë gjë duhet të përpiqeni më shumë.
Ka gjëra që mund t’i bëni për t’i detoksikuar natyrshëm mushkëritë tuaja:
Pini pije pastruese
Është e rëndësishme të dini se përmirësimi i gjendjes së mushkërive fillon diku midis dy javësh dhe tre muajsh nga fillimi i terapisë. Pra, pas rreth një muaji duhet të ndiheni më të shëndetshëm.
Në këtë rast, ka disa pije që mund të ndihmojnë në reduktimin e mukusit dhe detoksikimin e këtij organi:
Mjaltë dhe ujë i ngrohtë
Ujë me limon
Çaj i gjelbër
Lëng karote
Shafran i Indisë dhe xhenxhefil
Pije banane, spinaq, manaferra
Përdorni terapi me kripë
Terapia me kripë është thithja e ajrit me grimca të vogla kripe. Quhet haloterapi dhe është një trajtim alternativ për problemet e mushkërive, si astma, bronkiti dhe kollitja. Mund të vizitoni një dhomë të veçantë kripe ose të blini një llambë me kripë himalajesh dhe ta përdorni në shtëpi.
Merrni vaj të origanos
Vaji i origanos është një dekongjestues natyral. Bëni një përzierje nga 50-50 vaj të origanos dhe vaj bajameje. Ju duhen një deri në dy pika nën gjuhë dhe mbajini për tre deri në pesë minuta, më pas shpërlajeni gojën me ujë. Për të ndier efektet, duhet ta bëni tri herë në ditë për një deri në katër javë.
Banjat e nxehta mos i bëni më shumë se tri herë në javë
Për frymëmarrje më të lehtë, mund të përdorni një lagështues ajri ose të ngroheni në një banjë të ngrohtë. Dy deri në tri herë në javë është e mjaftueshme për të përsëritur këtë procedurë për të shmangur problemet e lëkurës. Gjithashtu, banja nuk duhet të jetë e nxehtë, por një temperaturë e rehatshme midis 32°C – 40°C.
Bëni ushtrime të frymëmarrjes me gojën mbyllur
Këto ushtrime çlirojnë ajrin e bllokuar në mushkëri, përmirësojnë ajrosjen dhe shkaktojnë relaksim të përgjithshëm. Relaksoni muskujt e qafës dhe shpatullave, merrni frymë ngadalë përmes hundës duke numëruar deri në dy, por mbajeni gojën mbyllur. Do të mjaftojë një frymëmarrje normale, jo shumë e thellë. Shtrëngoni buzët dhe filloni të nxirrni ngadalë duke numëruar deri në katër. Praktikoni këtë teknikë katër deri në pesë herë në ditë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës