LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, ende nuk ka marrëveshje për harmonizimin e pagës

Maqedoni, ende nuk ka marrëveshje për harmonizimin e pagës

Këshilli ekonomiko-social sot mbajti mbledhje me të cilën kryesonte ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, si kryetare e këtij organi. Në mbledhje e cila ishte me një përbërje më të gjerë morën pjesë zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koordinim të Dikastereve Ekonomikë dhe Investimet, Fatmir Bytyqi, ministrat e Financave, Arsimit dhe Shkencës dhe Shoqërisë Informatike, Besimi, Shaqiri, Aliti, përfaqësuesit e sindikatave dhe Organizatës së Punëdhënësve, përfaqësues dhe jo përfaqësues.

Në mbledhjen e sotme u hap diskutimi për kërkesën e SASHK-ut në lidhje me harmonizimin e pagave të tjera në arsim dhe Sindikatën e AOJSH-së për të punësuarit në administratë dhe organet e drejtësisë me rritjen e pagës minimale.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Trençevska, theksoi se dialogu social në vend është veçanërisht i rëndësishëm, pasi që në atë mënyrë sillen zgjidhjet më të mira. Prandaj, Qeveria vazhdon me diskutim të hapur me partnerët socialë me qëllim që të gjejë një zgjidhje që do të jetë më e përshtatshme.


Konkluzioni i mbledhjes së sotme të Këshillit ekonomiko-social, i mbështetur nga anëtarët e tij, ishte se marrëveshja sociale në lidhje me harmonizimin e pagave të tjera po vazhdon. Çdo sindikatë dhe ministër i dikasterit, interesat e të cilit i përfaqëson, vazhdon me dialogun social për harmonizimin e pagave.

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
“Si erdhën nga Turqia dhe pse Shqipëria i adoptoi”, analiza e Ben Blushit për bektashinjtë

“Si erdhën nga Turqia dhe pse Shqipëria i adoptoi”, analiza e Ben Blushit për bektashinjtë

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
AGK dënon gjuhën sulmuese të kryeministrit Kurti ndaj mediave

AGK dënon gjuhën sulmuese të kryeministrit Kurti ndaj mediave

Lajme
Kalo në kategori