Çiklisti danez Mattias Skjelmose arriti një përfundim të jashtëzakonshëm në top 10 në në garën “Volta a Catalunya” pavarësisht se ra gati 15 metra në një “humnerë”.
Skjelmose bëri atë që dukej një rrëzim i tmerrshëm me 58 kilometra të mbetura të garimit, duke u përplasur me garusiet e tjerë dhe më pas duke u rrëzuar në pyll. Megjithatë, garuesi i çiklizmit Trek–Segafredo, i cili u hodh mbi murin me tulla, doli disi nga incidenti i pa lënduar.
Dhe në një klip të postuar në Twitter , ai mund të dëgjohej qartë duke u lutur “Jam mirë, jam mirë. Më jep një biçikletë të re” ndërsa kthehej në garë në përpjekje për të vazhduar. Ai e menaxhoi siç duhet, dhe për meritë të tij përfundoi në mënyrë të admirueshme midis liderëve.
Pas garës, Skjelmose, i cili e kaloi vijën me një fanellë të copëtuar, shpjegoi se çfarë ndodhi aty. “Unë dhe Antëan (Tolhoek) ishim në një pozicion mjaft të mirë vetëm pas Emirateve të Bashkuara Arabe në tatëpjetë”, tha ai pas garës.
“Pastaj dikush bëri një gabim frenimi dhe për fat të keq, unë isha jashtë, dhe nga jashtë ishte një shkëmb ku përfundova. Për fat, nuk e lëndova veten aq keq dhe u ktheva shumë shpejt në biçikletë dhe Antëan më ndihmoi të kthehem në grup”.
"I'm fine, just give me a bike"@skjelmose_ had a scary moment today at Volta A Catalunya! pic.twitter.com/gsCsJAVK0g
— GCN Racing (@GcnRacing) March 22, 2022
Skjelmose mori me shpejtësi një biçikletë të re nga ekipi i tij dhe shoku i skuadrës Antëan Tolhoek gjeti kohë për të ndihmuar mikun e tij të kthehej në rrugë.
“Nëse ka një gjë të mirë për një përplasje, është se ju jeni të mbushur me adrenalinë dhe ky është ndoshta qetësuesi më i mirë i dhimbjes që mund të keni. Nuk ndjeva asgjë”, shtoi ai.
“Mendoj se kisha një engjëll mbrojtës me vete sot sepse ndihem mirë. Në fund i kisha të njëjtat këmbë si pjesën tjetër të ditës, kështu që ishte mirë. Unë isha shumë me fat, sigurisht”.
Ishte sprinteri Kaden Groves, ai që e mposhti Phil Bauhaus, një ditë pasi shoku i tij i skuadrës Michael Mattheës fitoi garën hapëse. Ishte fitorja e parë në fazën e Turneut Botëror për kampionin 23-vjeçar australian të garave rrugore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje