LAJMI I FUNDIT:

Kurti nga Brezovica : Programi “Drejt Malit’’ shënon angazhimin tonë të përbashkët për zhvillimin e shëndetit të fëmijëve

Kurti nga Brezovica : Programi “Drejt Malit’’ shënon angazhimin tonë të përbashkët për zhvillimin e shëndetit të fëmijëve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në aktivitetin e performancës së skijimit nga fëmijët e shkollave të ndryshme, në kuadër të programit “Drejt Malit”, në Brezovicë.

Sipas një njoftimi, kjo është hera e parë, që Qeveria e Kosovës mbështet organizimin dhe zbatimin e një programi të këtij lloji, përmes së cilit u sigurohet fëmijëve, nxënësve të shkollave fillore të Kosovës qasje në aktivitete sportive – malore.

“Me pesë partnerë të programit, me mbi 400 nxënës pjesëmarrës, e me mbi 100 instruktorë, vullnetarë, mësimdhënës, kujdestarë të veçantë dhe prindër, ky program  shënon angazhimin tonë të përbashkët për zhvillimin e shëndetit të fëmijëve dhe edukimin jo-formal përmes aktivitetit fizik. Kjo bëhet e mundshme, vetëm atëherë kur ekziston lidhje e ngushtë e arsimit me sportin dhe e sportit me shëndetin”, u shpreh kreu i Qeverisë.


Kryeministri tha se programi “Drejt Malit” flet edhe për kapacitetet madhështore që Malet e Sharrit kanë për zhvillimin e sportit dhe turizmit malor dhe se kjo është sezona e parë dimërore e 20 viteve të fundit, që qendra e skijimit Brezovica ka rregulluar statusin e saj të funksionimit dhe ka kthyer imazhin e saj prej një margaritari të bardhë.

Teksa ka folur për karakteristikat që e veçojnë Brezovicën, me shumë bukuri e histori dhe me një të ardhme të ndritshme para dhe e cila ndër vite ka sjellë vizitorë dhe sportistë nga anë e mbanë bota, kryeministri Kurti përmendi edhe pjesëmarrjen e dytë në Lojërat Olimpike Dimërore me dy sportistë të rinj, Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu.

Ky program do të vazhdojë të zbatohet edhe në vitet në vazhdim, bëri të ditur kryeministri, me synimin që të rrisim numrin e nxënësve pjesëmarrës dhe fëmijëve që skijojnë në Kosovë.

Para medieve, ndër të tjerash ai tha se i ka bërë përshtypje bashkëpunimi në mes komuniteteve që punojnë dhe frekuentojnë qendrën e Brezovicës, duke e bërë kështu Brezovicën një tregim të suksesit e komunitetit të integruar pa dallim.

Pas ceremonisë, së bashku me zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, kryeministri Kurti vizitoi edhe pikën më të lartë të pistës së skijimit, që shfrytëzohet nga skiatorët. Këtë e bëri me ndihmën e teleferikut, për të cilin bleu një biletë, e cila u shoqërua me kuponin fiskal të Republikës së Kosovës e që ka filluar të lëshohet nga 16 janari i këtij viti pas emërimit të bordit të ri të përkohshëm dhe fillimit të punës së Ndërmarrjes Shoqërore Inex Sharr Planina Brezovicë, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Lajme
Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme

Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme

Drejtësi
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori