LAJMI I FUNDIT:

Kryetari në detyrë Alibeaj: Të bëhemi bashkë për të mirën e PD-së

Kryetari në detyrë Alibeaj: Të bëhemi bashkë për të mirën e PD-së

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike në Shqipëri, Enkelejd Alibeaj ka folur sot për gazetarët në një deklaratë përpara selisë së PD-së.

Ai është shprehur se PD më shumë se kurrë ka nevojë për bashkim, ndërsa shtoi se detaje të reja do të bëhen publike së shpejti.


“Dita e sotme besoj kujton për këdo, të gjithë ata të cilët 30 vite më parë votuan të bashkuar, duke zgjedhur lirinë, duke zgjedhur demokracinë dhe unë besoj që bashkimi tek vlerat është çelësi i të gjithë atyre të cilëve vuajnë sot si dikur në fakt, si para 30 viteve, pikërisht peshën e madhe të diktaturës, s’ka zgjidhje tjetër”, ka thënë Alibeaj.

“Të bëhemi bashkë pikërisht për të mirën e PD-së”, tha Alibeaj.

PD deri në vendimmarrjen e institucioneve të partisë do të drejtohet nga nënkryetari i partisë dhe kryetari i Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj. Kjo është bërë e ditur të hënën nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pas një takimi pune të kësaj partie.

Lulzim Basha më herët njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të PD-së për shkak të krizës së thellë në të cilën ndodhet partia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Lajme
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"

Komunat
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Lajme
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Lajme
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Lajme
Kalo në kategori