LAJMI I FUNDIT:

Rivali i Hasbullahut takohet me “Njeriun më të frikshëm në planet” – dyshja bëhen viral në rrjetet sociale

Rivali i Hasbullahut takohet me “Njeriun më të frikshëm në planet” – dyshja bëhen viral në rrjetet sociale

Abdu Rozik u pa duke shkëmbyer disa fjalë me “Njeriun më të frikshëm në Planet”, Martyn Ford, në Dubai.

Në një ngjarje Probellum përpara ndeshjes në mes të Sunny Edwards dhe Muhamad Waseem, sensacioni i internetit kishte një takim me 39-vjeçarin, ndërsa fansat filmuan takimin e tyre. Dyshja më pas qeshën, duke treguar se gjithçka ishte pjesë e një shakaje.


Rozik është parë në ngjarje luftarake ndër vite dhe madje është kapur nga shikuesit duke u grindur fizikisht me Hasbullahun, rivalin e tij. Adoleshenti ka qenë shpesh në dhe mes ngjarjeve sportive, madje së fundmi është parë në Britaninë e Madhe, duke pozuar në foto me lojtarët e Manchester United , Cristiano Ronaldo, Paul Pogba dhe Anthony Elanga pas barazimit 0-0 të Djajve të Kuq kundër Watford.

Ndodh e papritura: Shtyhet dueli i dekadës mes Hulkut Iranian dhe “Njeriut më të frikshëm në Planet”
Lexo po ashtu Ndodh e papritura: Shtyhet dueli i dekadës mes Hulkut Iranian dhe “Njeriut më të frikshëm në Planet”

Rozik filloi si këngëtar dhe reper, duke fituar më pas famë në YouTube dhe TikTok. Ai ndan një rivalitet me Hasbullën, i cili vitin e kaluar rrëzoi çdo sugjerim që të dy do të përballeshin në ring.

“Po, disa duan ta organizojnë, por nuk do të munden”, deklaroi Hasbulla në një konferencë për shtyp. “Sepse është shumë e shtrenjtë dhe nuk do të mund ta paguajnë shumë njerëz. Dhe unë nuk e dua luftën për momentin, jo nuk e kemi diskutuar dhe Dana White nuk e ka diskutuar. Abdu Rozik ai është budalla. Kjo përleshje nuk ka kuptim”.

Ford, ndërkohë, është një kandidat potencial për të luftuar Hafthor Bjornsson, i cili së fundmi mundi Eddie Hall në një luftë në stadiumin “Dubai Duty-Free Tenis” të shtunën mbrëma. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori