Për ditë të tëra, Roman Naumenko dhe fqinjët e tij në kompleksin e apartamenteve në Pokrovsky jashtë Kievit panë nga vetëm disa kilometra larg ndërsa forcat ruse përpiqeshin të merrnin një aeroport aty pranë.
“Pashë helikopterë që gjuanin njëri pas tjetrit”, tha ai. “Ishte një tronditje e madhe. Nuk mund ta besoja se ishte e vërtetë”.
Dhe banorët do të qëndronin jashtë ndërtesave të tyre për të filmuar shkatërrimin me celularët e tyre.
Forcat ruse çdo ditë e më shumë i afroheshin kompleksit të apartamenteve. Më 3 mars, një nga ndërtesat u godit drejtpërdrejt nga një raketë.
Një menaxher ndërtimi i tha New York Times se më shumë se 150 familje ndodheshin në kompleksin rezidencial me 14 ndërtesa në atë kohë, përcjell Telegrafi.
Dhe pastaj, më vonë atë ditë, ushtarët ishin në derën e zotit Naumenko.
“Ne pamë këmbësorinë ruse në kamerën e sigurisë së ndërtesës sonë”, tha ai. “Që nga ai moment, rusët qëndruan aty”.
Ata gjithashtu detyruan të qëndrojnë rreth 200 banorë, duke marrë peng shumë prej tyre në bodrumet e ndërtesave të tyre, duke i detyruar të dorëzojnë telefonat dhe duke “pushtuar” banesat e tyre.
Të tjerët ishin në gjendje t’i shpëtonin zbulimit, por në thelb ishin ende të burgosur në shtëpitë e tyre pasi forcat ruse u zhvendosën në ndërtesa, ku strehoheshin 560 familje dhe kapën pozicionet e snajperëve.
Mediumi në fjalë intervistoi disa banorë të kompleksit të apartamenteve, rreth 15 kilometra në veriperëndim të Kievit.
Të gjithë përjetuan sulme dhe burgosje përpara se të gjenin një rrugë shpëtimi, përcjell Telegrafi.
Duke përdorur pamjet nga kamerat e sigurisë dhe celularët, si dhe nga llogaritë e tyre, The Times ishte në gjendje të bashkonte atë që panë dhe ndjenin ndërsa forcat ruse u mbyllën brenda.
“Ishte vërtet e frikshme”, tha banorja 49-vjeçare Lesia Boroduk. “I kam dërguar mesazh vajzës sime. Unë i thash lamtumirë asaj. I thashë se ndoshta do të na bombardojnë tani”.
Jashtë parkingut, kamerat e sigurisë treguan automjete dhe ushtarë.
Ushtarët vendosën mitralozë të rëndë dhe detyruan një burrë të futej në një ndërtesë nën kërcënimin e armëve.
Ksenia, e cila kërkoi të identifikohej vetëm me emrin e saj të parë, shikonte me burrin dhe fëmijët e saj nga dritarja e katit të dytë teksa ushtria ruse i afrohej ndërtesës së tyre.
“Ne nuk e dinim se çfarë mund të ndodhte me ne”, ka rrëfyer ajo. “Ishte thjesht një gjendje totale frike”.
Ndërkohë një grup ushtarësh përdorën pushkë për të thyer derën hyrëse të një pallati.
Pasi hynë brenda, ata hynë në ashensor dhe i shkatërruan kamerat e sigurisë. Banorët thanë se në disa ndërtesa, ushtarët thyen dyert dhe bastisën banesat.
Sipas banorëve që folën për The Times, brenda disa orësh, trupat ruse kishin “pushtuar” të gjithë kompleksin dhe kishin bllokuar rreth 200 civilë brenda ndërtesave të ndryshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë
IDF-ja izraelite vret 20 militantë të Hamasit gjatë operacionit për marrjen nën kontroll të pjesës kufitare të Gazës
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t’i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin
"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'