LAJMI I FUNDIT:

​Konfiskohen dy mijë kilogramë mjaltë të kontrabanduar në Debellde – shoferi arratiset

​Konfiskohen dy mijë kilogramë mjaltë të kontrabanduar në Debellde – shoferi arratiset

Njësia patrulluese e policisë kufitare të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Zhegër, sot rreth orës 11:30 ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra.

Në pjesën malore të fshatit Debellde, është hasur një furgon ngjyrë e bardhë, në të cilin kishte 2000 kg mjaltë.


Dyshohet se drejtuesi i automjetit kishte shfrytëzuar rrugët malore, ilegale për të kontrabanduar mjaltin nga Maqedonia Veriore në Kosovë.

Drejtuesi i automjetit duke shfrytëzuar terrenin malor, ka arritur të ikën, ndërsa automjeti dhe ngarkesa janë konfiskuar.

Rasti do të trajtohet në bashkëpunim me organet e drejtësisë, ndërsa automjeti dhe ngarkesa do të dorëzohen në Doganën e Kosovës, njofton Telegrafi.