Stina e pranverës në Kosovë do të vijë, me ngritje të temperaturave në vendin tonë.
Sipas Prishtina Weather nga dita e hënë në Kosovë do të ketë përmirësim të motit.
“Mot stabil e kryesisht me diell në ditët e para të pranverës. Fillimisht ngrica orëve të mëngjesit, nga dita e enjte më butë. Fushat anticiklonike do të dominojnë hapësirat e kontinentit evropian edhe gjatë javës së parë të pranverës, që zyrtarisht fillon sot më 20 mars, në orën 16:33, në hemisferën veriore. Nën këto kushte do të mbajë mot stabil, dhe kryesisht me diell. Në ditët e para të javës, paraqiten edhe vranësira kalimtare, megjithëse pa ndonjë mundësi për të reshura. Gjithashtu orëve të mëngjesit mbetet ftohtë e me ngrica, e nga dita e enjte gjatë ditës do të kemi mot më të butë”, bënë të ditur Prishtina Weather.
Ndërkaq deri në fund të javës pritet që temperaturat të arrijnë deri në 17 gradë celcius.
“Temperaturat me tendencë të rritjes, minimalet nga -5C, ditën e hënë rriten edhe në 2C ditën e premte, e maksimalet nga 7C e 10C ditëve të para, kapin vlera prej 15C e 17C, ditën e enjte dhe të premte. Erërat frynë kryesisht nga verilindja mesatare dhe mesatarisht të fuqishme 4-13m/s, të martën me hove edhe deri në 15m/s. Shtypja atmosferike mbetet në vlera shumë të larta, megjithëse me tendencë të rënies”, bënë të ditur Prishtina Weather”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare