Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se zjarri në fshatin Sallagrazhdë dyshohet se u shkaktua nga faktori njeri.
“Diku në ora 19:30 ka filluar një zjarr mjaft i madh mbi fshatin Sallagrazhdë, ku po duket se faktori njeri është kryesor për ndezjen e tij. Këtu jemi bashkë me Policinë e Kosovës dhe zjarrfikësit, derisa falënderoj edhe shumë qytetarë që kanë ardhur. Pjesa më e madhe është shuar, derisa zjarrfikësit janë duke punuar akoma. Ka një thatësi të madhe dhe besoj se edhe këtë vit do të përballemi me zjarre të mëdha në komunën e Suharekës”, tha Muharremaj për Klan Kosova.
Ai ka thënë se dyshon se zjarri është shkaktuar nga faktori njeri, për shkak se tash, në muajin mars, nuk ka temperatura të larta që mund të shkaktojnë zjarre.
Muharremaj ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes të shtuar pasi parashihet se edhe këtë vit të përballemi me thatësi të madhe.
I pari i Suharekës ka apeluar edhe te qeveria e Kosovës që të shtojë numrin e zjarrfikësve në këtë komunë, duke thënë se janë veç 12 zjarrfikës, të cilët punojnë në katër ndërrime.
“Apeloj te qytetarët që të kenë kujdes këtë vit, sepse po duket se edhe sot faktori kryesor është njeriu. Kemi numër shumë të vogël të zjarrfikësve në komunën e Suharekës, të cilët i falënderoj që me të vërtet po e japin maksimumin. Apeloj te Qeveria e Kosovës dhe te ministria që të rrisin numrin e zjarrfikësve, pasi kemi vetëm 12 zjarrfikës, të cilët punojnë në katër ndërrime, që i bie që në ndërrim janë nga tre zjarrfikës”, tha Muharremaj.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin