LAJMI I FUNDIT:

Sot nuk ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Sot nuk ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,50% në raport me vendimin e datës 17.3.2022.

Nga KRRE njoftojnë se çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshojnë.

Vetëm çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,362 denarë/kilogram dhe tani do të jetë 53,159 den/kg.


Nga data 19.3.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 79,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 81,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 76,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 72,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 53,159 (denarë/kilogram).

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 0,622 %, të nafta ka rritje për 0,663 %, te vaji ekstra i lehtë rritje për 0,867 % dhe të mazutit ulje për 2,989 %./Telegrafi/