LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhja e drejtorit të RTK-së, Kica-Xhelili: Do të sigurohem që të mos tolerohen tentativat për ndikime

Zgjedhja e drejtorit të RTK-së, Kica-Xhelili: Do të sigurohem që të mos tolerohen tentativat për ndikime

Kryetarja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Medie dhe Zhvillim Rajonal, Doarsa Kica – Xhelili, ka dhënë disa sqarime rreth procesit të përzgjedhjes të drejtorit të RTK-së.

Kica- Xhelili thotë se poenët finale të kandidatëve, do të jenë poenët e kombinuara të testit me shkrim, dhe me gojë. Ajo ka shtuar tutje se, testimi me shkrim dhe me gojë, është obligim që rrjedh nga rregulloret e RTK-së.

Kryetarja e Komisionit ka deklaruar se tani RTK e ka një mundësi optimale të zhvillohet tani që ka një Bord të pavarur, i cili u zgjodh në një ndër proceset më të vështira, e më transparente në Kuvendin e Republikës së Kosovës.


“Përfundimisht, duhet ta kuptojmë që ky Bord do ta monitoroj KËDO që zgjidhet drejtor. Suksesi i drejtorit do të jetë njëkohësisht sukses i Bordit, sikurse do të jetë përgjegjësi e Bordit që të kërkoj llogari në dështime të drejtorit. Këtë gjë Bordi e ka të qartë. Duke uruar që ky proces të përmbyllet me sukses, unë ua premtoj vetëm një gjë: Jo vetëm që do të sigurohem që të mos tolerohen parregullsitë, por me ngulm edhe më të madh, do të sigurohem që të mos tolerohen tentativat për ndikime, çfarëdo e nga kushdo qofshin ato, dhe jo vetëm të mos i toleroj, por t’i raportoj”, thotë mes tjerash ajo.

Publikohen rezultatet e testit të kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së
Lexo po ashtu Publikohen rezultatet e testit të kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së

Për më shumë, reagimi i plotë:

“Të nderuar miq,

Pas postimit të djeshëm, lidhur me mbarëvajtjen e procesit për përzgjedhjen e drejtorit të RTK-së, e ndjej për obligim t’iu njoftoj me zhvillimet pas atij postimi.

Sot kam biseduar me disa nga monitoruesit e procesit të lartcekur, dhe me disa anëtarë të Bordit, për të kuptuar me saktësi nëse kemi të bëjmë me ndonjë parregullësi të procesit.

Nga ajo që kam kuptuar deri tani, është që procesi i intervistimit me gojë, është nesër. Poenat finale të kandidatëve, do të jenë poenat e kombinuara të testit me shkrim, dhe me gojë. Testimi me shkrim dhe me gojë, është obligim që rrjedh nga rregulloret e RTK-së. Njëlloj kombinimi i dy testeve për rezultate finale. Kandidatëve, pa dallim, i është ofruar mundësia e sqarimit të pikëve (që përfshin edhe pikët identike). Ka pasur kandidat që kanë kaluar deri në një orë me kërkesa për sqarime lidhur me pikët e tyre.

Transparenca e këtij procesi, duket që ka qenë poaq e theksuar sa procesi i vet përzgjedhjes së Bordit që u duartrokit nga organizata relevante ndërkombëtare.

Nga monitoruesit prezent, nuk duket se ka ndonjë sqarim lidhur me pikët identike, por duken të bindur që nuk ka pasur ndonjë aranzhim agjendash. Sidoqoftë, është tejet qenësore, që anëtarët e Bordit ta sqarojnë këtë situatë, dhe nëse shkak është mbështetja në poentime të tjetrit, të reflektojnë që një qasje e tillë krijon dyshime te kushdo që e kupton sa i ndjeshëm është ky proces, dhe nuk guxon të përsëritet a tolerohet. Poentimet janë individuale, dhe secili anëtarë duhet mbështetur vetëm në vlerësimin individual me rastin e poentimit.

Por, të nderuar miq, e kam jashtëzakonisht të rëndësishme, ta theksoj një element shtesë, shkëputur nga poentimi, e që për mua është më i rëndësishëm se kush përfundon së zgjedhuri drejtor.

Statusi im i djeshëm, nuk duhet në asnjë moment të perceptohet si anim nga njëri kandidat apo tjetri, e aq më pak në vlerësim ndryshe të kandidatit të poentuar njëlloj nga tre anëtarë.

Askush, dhe nuk di nëse mund ta theksoj këtë mjaftueshëm, ASKUSH nuk guxon (sepse termi ‘nuk ka të drejtë’ po më duket shumë i butë për këtë që e them në vazhdim) që të tentoj në çfarëdo forme t’i bëj presion të jashtëm bordit lidhur me mënyrën se si ai vepron dhe vlerëson kandidatët, sikurse është përgjegjësi e Bordit ta dëshmoj paanshmërinë.

Askush, pa dallim, nuk guxon që të konkludoj apo thirret në sabotim të procesit pa u konfimuar kjo – e kjo nuk konfirmohet veç pse dikush ka përshtypje të tillë.

Për mendimin tim, kushdo që tenton ta komprometoj procesin, duhet të mbahet përgjegjës për këtë.

Asnjë kandidat, nuk guxon të tentoj ta kontaktoj bordin individualisht apo përmes miqve, që në emër të “të mirës së institucionit” të shtyej kandidat të caktuar.

RTK e ka një mundësi optimale të zhvillohet tani që ka një Bord të pavarur, i cili u zgjodh në një ndër proceset më të vështira, e më transparente në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Përfundimisht, duhet ta kuptojmë që ky Bord do ta monitoroj KËDO që zgjedhet drejtor. Suksesi i drejtorit do të jetë njëkohësisht sukses i Bordit, sikurse do të jetë përgjegjësi e Bordit që të kërkoj llogari në dështime të drejtorit. Këtë gjë Bordi e ka të qartë.

Duke uruar që ky proces të përmbyllet me sukses, unë ua premtoj vetëm një gjë: Jo vetëm që do të sigurohem që të mos tolerohen parregullësitë, por me ngulm edhe më të madh, do të sigurohem që të mos tolerohen tentativat për ndikime, çfarëdo e nga kushdo qofshin ato, dhe jo vetëm të mos i toleroj, por t’i raportoj”.

Ndryshe, më 16 mars, Bordi i RTK-së ka publikuar vlerësimet e bëra nga secili anëtar për kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së dhe rezultatet finale të kandidatëve në testin me shkrim.

Lista e rezultateve të përmbledhura:

Shkumbin Ahmetxhekaj 80.7 pikë
Bekim Hasani 79.4
Fadil Hoxha 73.7
Hysen Hundozi 70.9
Gjergj Filipaj 69.3
Arben Berisha 65.8
Fisnik Durguti 52.2
Adriana Kutllovci 50
Valentina Saraçini 46.3
Fahredin Shehu 46.2
Orhan Hajrizi 41.2
/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori