Përfaqësuesit e biznesit kërkojnë që të krijohet Komisioni Rregullativ për Derivate të Naftës dhe Gazit
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) sot i është drejtuar kryeministrit të vendit përmes një shkrese, për të kërkuar që sa më parë të ndërmerren masa në përputhje me situatën ekonomike në vend dhe krizën që ka kapluar si pasojë e zhvillimeve të fundit globale me ngritjen enorme të çmimeve.
OAK ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ashtu siç kanë vepruar edhe shumë vende të rajonit tashmë, edhe Kosova të ndërmarrë hapat e nevojshëm në mënyrë që të ulet akciza në derivate të naftës.
Ulja e akcizës, sipas OAK në mënyrë direkte do të ndikojë edhe në uljen e çmimit të derivateve të naftës, çmime këto të cilat në çdo vend të botës kanë pësuar ndryshime si rrjedhojë e luftës në Ukrainë.
“Oda e Afarizmit të Kosovës i ka propozuar Qeverisë së Republikës së Kosovës që të mos ngrijë çmimet e derivateve të naftës, por të krijoj një komision rregullativ për derivate të naftës dhe gazit, ashtu siç kanë vepruar edhe vendet e rajonit (madje disa e këtë komision e kanë krijuar që një kohë të gjatë). Një ndër përgjegjësitë e komisionit rregullativ për derivate të naftës dhe gazit do të përfshijë monitorimin e luhatjeve të çmimeve të derivateve të naftës dhe gazit si dhe përcaktimin e çmimit për shitje me shumicë dhe pakicë për periudha të caktuara, tre deri në katër javë”, thuhet në njoftim.
“Gjithashtu, ky komision mund të obligoj bizneset e sektorit të naftës, që të kenë rezerva të caktuara mujore, e cila do t’u mundësojë atyre të operojnë lehtësisht me çmimet e paracaktuara nga komisioni rregullativ për derivate të naftës dhe gazit. Nisur nga fakti që ndryshimet po janë të vazhdueshme, të papritura si dhe të reja për vendin tonë, OAK është e gatshme që të përkrahë Qeverinë e Republikës së Kosovës me propozime konkrete, në mënyrë që situata e krijuar aktuale të tejkalohet sa më shpejt dhe me sa më pak implikime për bizneset dhe shoqërinë në përgjithësi”, përfundon OAK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025