LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve në rastin “Brezovica” – Policia u sekuestroi para, armë dhe municion

Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve në rastin “Brezovica” – Policia u sekuestroi para, armë dhe municion

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurve N.G., dhe S.I., të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.G., – zyrtar doganor, prej vitit 2014, në Shtërpcë, ka ndihmuar personin zyrtar në kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”, me këtë do të kryente veprën penale “Marrja e ryshfetit”, transmeton Telegrafi.


Edhe për të pandehurin S.I., ish zyrtar i komunës Shtërpcë, tani menaxher në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, ekziston dyshimi i bazuar se nga viti 2010, në Shtërpcë, ka ndihmuar personin zyrtar në kryerjen e veprës penale Marrja e ryshfetit, me këtë do të kryente veprën penale “Marrja e ryshfetit” në ndihmë nga neni 428 par. 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.

Përfundon aksioni në Shtërpcë - arrestohet një doganier dhe kryetari i bordit të "Ski Center Brezovica"
Lexo po ashtu Përfundon aksioni në Shtërpcë - arrestohet një doganier dhe kryetari i bordit të "Ski Center Brezovica"

Po ashtu, gjatë zbatimit të urdhëresës së Gjyqtarit të procedurës paraprake, për kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, të dyshuarit N.G., i janë sekuestruar përkohësisht gjësendet si në vijim:

Dokumente të tatimit në pronë,

– Dokumente të MMPH-së,

– Dokumente me plane,

– Kontratë e datës 08.10.17 (dy fletë),

– Lista me numra të parcelave,

– Telefon “Samsung S7”,

– Telefon Poco X3,

– Para të gatshme në vlerë prej 29,600 Euro,

– Para të gatshme 705,00 USD,
– Para të gatshme 170,00 CHF,
– Para të gatshme 60,00 Pound,

– Pushkë gjuetie automatike me nr. 50274,

– Thika të ndryshme (13 copë),

– Dorëz e revoles (1 copë),

– Fishek të gjuetisë 12 mm (8 copë)

– Karikator të zbrazët të armës Glock 19 (3 copë)

– Jakne të Policisë së Kosovës (2 copë),

– Jakne e Policisë polake (1 copë) dhe

– Pranga të Policisë (1 palë).

Ndërsa, tek i dyshuari S.I., gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi:

– Një armë-pistoletë “Cervena Zastava 9 mm”,

– Një armë-pistoletë “Mauser 785” me karikator,

– Një (1) jelek anti-plumb,

– Një (1) thikë ushtarake,

– Dy (2) karikator të pistoletës me katërmbëdhjetë (14) fishek,

– Një (1) gaz maskë,

– Pesëmbëdhjetë (15) fishek të pushkës së gjuetisë 16 mm,

– Dy (2) fishek të armës së gjatë,

– Dy (2) fishek të armës AK 47, 7.62 mm,

– Tre (3) fishek të ndryshëm të pistoletës,

– Dy (2) fishek të pistoletës E43,

– Katër mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë (4670) euro,

– Dy (2) radiolidhje Switer,

– Tre (3) karikator të pistoletës- 21 fishek 9 mm,

– Një (1) palë dylbi “Tento X50”,

– Njëzet e tre (23) fishek të kalibrit të ndryshme,

– Një (1) pushkë gjuetie me dy tyta,

– Një (1) shufër metalike,

– Radiolidhje Motorolla,

– Një (1) telefon “Iphone 11” dhe

– Një (1) telefon “Huawei”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori