Deputeti nga “Lista Guxo”, Burim Karameta ka shprehur kundërshtimin e tij për afirmimin e martesave mes gjinisë së njëjtë. Sipas tij, fëmijët që nga prindërit e gjinisë së njëjtë do të mund të jetë agresiv dhe të dhunshëm. Për këtë ka reaguar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili ka kërkuar që të përmbahet nga këto forma gjykimesh dhe të pandershme.
Në seancën plenare ku po diskutohet për draft-kodin civil, deputeti Burim Karameta ka folur në veçanti për nenin që afirmon martesat mes gjinisë së njëjtë.
“Të gjithë ne nëse duam familje, duhet ta krijojmë atë. Ne kemi të drejtë që fëmijëve tanë të braktisur e të krijuar nga natyrshmëria ta adaptojmë në një ambient ku nuk mund të krijojmë modelin e nënës dhe babait. Modelin e gjinisë së njëjtë dhe të kundërt. Dhe po këta fëmijë ndoshta nuk do të dëshironin një gjë të tillë dhe po këta fëmijë do të mund të jenë më agresiv dhe të dhunshëm në të ardhmen e tyre, pikërisht ndaj asaj gjinie që mungon modeli i tyre. Ne këtyre fëmijëve duhet t’iu ofrojmë familje e jo familjet t’iu krijojnë fëmijë. Natyrisht ne këtu jemi persona politik dhe duhet të kem parasysh edhe ndasinë politike dhe koston e saj, por më thoni se ku edhe sa afër organeve të Bashkimit Evropian jemi dhe më thoni se a është ky kushti i fundit për integrimin tonë në Evropë”, ka deklaruar deputeti Burim Karameta.
Më tej, ai tha se një gjë e tillë ka për qëllim cenimin e familjes.
“Kam qenë, jam dhe do të vazhdoj të jem kundër ndaj çdo mënyre e cila ka për qëllim cenimin e shenjtërisë, familjes dhe mbajtjes së llojit”, ka deklaruar ai më tej.
Për këtë ka reaguar kryeparlamentari Glauk Konjufca i cili ka kërkuar që të përmbahet nga kjo gjuha paragjykuese.
“Duhet të kemi kujdes që në këtë kuvend të mos shprehemi në mënyrë paragjykuese dhe steorotipike. Në momentin kur personave të caktuar mendojmë që nuk janë bash normal dhe ju mungon diçka, apo janë më agresiv për arsyeje të caktuar të orientimit të tyre, kjo është fort e gabueshme, paragjykuese, steorotipike dhe unë jam kundër kësaj. Ju kisha lutur në fjalimet e juaja të ardhshme të përmbaheni nga këto forma gjykimesh, mendoj unë fort të pandershme”, ka reaguar kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova