LAJMI I FUNDIT:

U kërcënua brenda objektit të komunës, Ardian Gjini tregon si ndodhi rasti

U kërcënua brenda objektit të komunës, Ardian Gjini tregon si ndodhi rasti

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka dhënë detaje rreth kërcënimit ndaj tij nga një qytetar.

Gjini përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se i dyshuari kishte shkuar në objektin e komunës dhe kishte filluar të ngris zërin dhe të përdorë fjalë kërcënuese.

“Meqenëse të gjitha mediat janë të interesuara për rastin e ndalimit të një qytetari për kanosje në objektin e komunës sqaroj si në vijim: Një qytetar ka ardhur në objektin e komunës dhe në korridor ka filluar të ngris zërin dhe të përdor fjalë kërcënuese. Për këtë rast është lajmëruar policia e cila ka verifikuar kamerat e sigurisë dhe zërin dhe me sa jam unë në dijeni e ka ndaluar personin”, ka shkruar Gjini.


Kërcënohet Ardian Gjini, arrestohet i dyshuari
Lexo po ashtu Kërcënohet Ardian Gjini, arrestohet i dyshuari

Ai ka thënë se për çfarë do fjale fyese apo ton kërcënues ndaj zyrtarëve publik të zgjedhur ose shërbyesi civil, duhet të veproj ligji.

Ndryshe Policia e Kosovës në raportin e sotëm 24 orësh ka njoftuar se dje rreth orë 09:30, Stacioni policor – Gjakovë, ka pranuar një telefonatë nga Kuvendi Komunal se është kanos kryetari i komunës nga një person.

Pas intervistimit është njoftuar prokurori, dhe me urdhër të ti, i dyshuari mbahet në ndalim policor prej 48 orë. /Telegrafi/