Banorët e lagjes “Kalabria” në Prishtinë kanë protestuar të martën para Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës(MMPHI) për të kërkuar nga ministri i këtij dikasteri që të mos shfuqizohet Plani Rregullues për këtë lagje. Meqë sipas tyre shfuqizimi i këtij plani, e pamundëson mbulimin e lumit dhe punimin e rrugës “A”.
Me pankarta në duar me mbishkrimet “Mjaftë jemi të dëmtuar, duam drejtësi”, “Jemi qytetarë, trajtona të barabarte”, “Çka do të bëhet me rrugën A”, protestuesit qëndruan rreth një orë pranë objektit të MMPHI-së.
Basri Krasniqi përfaqësues i banorëve të lagjes së Kalabrisë, ka thënë se nga kjo varet edhe kolektori i cili tash e sa vite ka mbetur i bllokuar.
“Kërkojmë nga ministri Aliu mos ta shfuqizojë Planin Rregullativ sepse jemi duke e pritur që 15 vite kemi mbetur të bllokuar. Kërkojmë nga kryetari i komunës Përparim Rama mos ta hedh në votim, është në pyetje kolektori, nuk kemi ndriçim. Qe 15 vite kemi mbetur të bllokuar për një plan të cilën e ka miratuar qeverisja e kaluar e Shpend Ahmetit. Kryetari Përparim Rama po kërkon ta shfuqizojë, kërkojmë nga ministri Aliu të mos e lejojë këtë plan me shfuqizua sepse ne jemi mbet të bllokuar le të mendoj edhe ai për familjet tona, fëmijët tanë në lagjen Kalabria, nuk kemi ndriçim kolektori është mbulua dhe koeficientin e ka bërë 2.4 Shpend Ahmeti në qeverisjen e kaluar, ky zotëria dëshiron ta shfuqizojë të gjithë planin”, tha ai.
Krasniqi tha se të premten do të protestojnë para objektit të Komunës së Prishtinës.
Gani Kqiku 75 vjeçar banor i kësaj lagjeje tregon për kontratën që e kanë nënshkruar para 5 viteve për këtë plan dhe se ky plan është aprovuar në muajin nëntor të vitit 2021.
“Ky plan është aprovuar në muajin e 11-të vitin e kaluar ka qenë para 7 viteve, partitë nuk janë pajtuar mes vete se i kanë pasur secila interesat e veta personale për atë. Ne kemi pritur, unë e kam kontratën që e kemi bërë para 5 viteve nuk kanë mundur me zhvillua[…]Ky qetash nëse e bene një tjetër plan ka me shkua edhe 5-6 vite edhe asgjë nuk bëhet[…]Koeficienti është normal si e kanë pru unë nuk jam më i mençur se 51 deputetë ata e kanë vendos, organi më i lartë i kësaj komune[…] Jo me luajt me popullin e kanë gjet dikën që ka pare të majme e shkel këtë plan edhe e bënë tjetrin qysh donë vet”, tha ai.
Banori i lagjes së Kalabrisë, Vedat Ulluri thotë se plani mund të korrigjohet nëse ka ndonjë gabim por jo edhe të shfuqizohet.
“Për momentin më shumë e kemi problemin me shumë me kolektor, normale që na hynë në punë ndërtimi sepse kemi mbetur shumë keq nuk janë duke lëshuar leje as për shtëpi edhe pse dikush ndërton shtëpi qysh i marrin lejet ata i dinë ata. Me kolektor ne shumë afër i kemi shtëpitë domethënë që 20 vite 15 vite aty era është e tmerrshme, unë i kisha lut edhe Përparim Ramën edhe ministrin që t’i marrin familjet e veta le të vijnë në oborrin tonë edhe le të shijojnë ambientin se ku jemi duke u rritur[…]E dina saktë që edhe një 10- 15 vite kjo punë ka me shkua zvarrë. Janë interesat e tyre këta e dinë ku janë interesat, por shumë ma mirë është me korrigjua atë plan nëse ka ndonjë gabim që e kanë gjete, por jo me shfuqizua”, shprehet Ulluri.KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025