LAJMI I FUNDIT:

Zogaj: Puna e gjykatave për shërbime esenciale nuk mund të pengohet

Zogaj: Puna e gjykatave për shërbime esenciale nuk mund të pengohet

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka mbajtur sot takim virtual me kryetarin e Gjykatës Supreme, kryetarin e Gjykatës së Apelit si dhe kryetarët e gjykatave themelore, për të diskutuar situatën e krijuar në sistemin gjyqësor, si pasojë e grevës së punonjësve të administratës gjyqësore.

Kryesuesi Zogaj ri theksoi qëndrimin e KGJK-së lidhur me grevë, me ç’rast tha se Këshilli vazhdon të mbështesë kërkesat legjitime të punonjësve dhe sindikatës, përfshirë rregullimin e statusit të administratës së gjyqësorit me ligj të veçantë si dhe trajtimin dinjitoz në ligjin e pagave.

Pas Themelores grevën e nisin edhe administrata e Gjykatës së Apelit
Lexo po ashtu Pas Themelores grevën e nisin edhe administrata e Gjykatës së Apelit

Me këtë rast, KGJK i bën thirrje të gjithë kryetarëve të gjykatave për koordinim me përfaqësues të grevistëve, stafin gjyqësor si dhe gjyqtarët, që të kryhen punë dhe shërbimet esenciale në gjykata, të cilat bazuar në Ligjin për Greva, duhet të kryhen edhe gjatë mbajtjes së grevës.


Pas diskutimeve, kryetarët e gjykatave shprehën gatishmërinë që sipas kërkesës së KGJK-së, të kenë koordinim dhe komunikim pro aktiv me përfaqësues të grevistëve me qëllim që të kryhen punët dhe shërbimet esenciale në çdo gjykatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori