Gjatë seancës në Gjykatën Themelore të Pejës, i dëmtuari Gerhard Alois Frey, ku thuhet se ishte mashtruar nga dy të akuzuarit Milazim dhe Naim Gashi, tha se kishte bërë transfere të parave në periudha të ndryshme kohore prej 2-3 vite me radhë ndaj dy të akuzuarve si investor për dy projekte.
Në këtë rast, Naim dhe Milazim Gashi akuzohen për mashtrim të të dëmtuarit Gerhard Alois Frey, në vlerë të parave mbi 1 milionë e gjysmë.
I dëmtuari Gerhard, sot, u dëgjua në cilësinë e dëshmitarit, ku i njëjti tregoi rreth projekteve të prezantuara nga dy të akuzuarit Naim dhe Milazim Gashi, për të cilën ata kishin kërkuar që si investitor i dëmtuari ti financoi ata me shuma të ndryshme parash.
Përgjatë pyetjeve të prokurores Sadije Muriqi, i dëmtuari tha se me të akuzuarin Naim ishte njoftuar në Spanjë në vitin 2010, ku ai i kishte prezantuar atij bizneset e veta e që e ftoi që i dëmtuari të vine në Kosovë, ku më pas i kishte prezantuar projektin me 16 banesa ku atij i ofroi 2 banesa.
Sipas të dëmtuarit, i pandehuri Naim i kishte prezantuar projektin në mbarim të 2011, projektin lidhur me Qendrën e Biznesit në Pejë, dhe me disa përfitime të projektit ku i dëmtuari i kishte paguar atij 800 mijë euro, ndërsa për provën e dytë të projektit të kabullës nga fimra “NJAT”, i kishte transferuar 1 milion e 700 mijë euro nga periudha 2011 deri në 2014.
‘’Unë i kam vetëm fotografitë që ai mi ka prezantuar mua, dhe më pas kemi shkuar në vend për ta shikuar’’, tha i dëmtuari lidhur me projektin e parë të prezantuar nga të akuzuarit.
Ai gjithashtu shtoi se kishte shkuar në oborrin e Arkivës së qytetit, ku i akuzuari i prezanton edhe një fotografi për të shikuar vendin, për ta ditur se ku po investon.
“Është e cekur në kontratë se 1.5 milion mund të fitoj çdo investor, aty ishin 3 investor dhe shtesë ishte Kuvendi Komunal Pejë, unë si person Naimi dhe Milazimi. Kemi pasur t’i fitojmë 25% , dhe Kuvendi Komunal me pëlqimin e tyre 25%’’, tha i dëmtuari.
Ai tha se pos atyre fotografive të dërguara nga i akuzuari Naim, për parcelat se kinse i takojnë atij, dëshmi të tjera nuk kishte, ai gjithashtu kishte përpiluar kontratën për investim, kontratë kjo e cila ishte përpiluar në Kosovë në gjuhën shqipe.
Tutje shtoi se pas një dite e kishte marrë kontratën të përkthyer, e cila ishte e nënshkruar nga ai dhe dy të pandehurit, dhe prezent aty kishin qenë që të tre.
Ai shtoi se kontrata parë ishte përpiluar në Pejë, ndërsa tjetra ishte përpilua në Gjermani, në Frankfurt, që të tre kanë qenë aty me 16.02.2012, dhe se vetëm njëherë ishin që të tre në nënshkrimin e kontratës ndërsa herave të tjera jo, ku i akuzuari Naim kishte nënshkruar në vend të akuzuarit Milazim, i cili thoshte se kishte autorizimin për atë gjë.
Ai tha se nuk kishte kërkuar autorizimin me shkrim ta shoh pasi që i kishte besuar besës shqiptare.
Tutje dëshmitari i dëmtuari Gerhard, tha se i kishte deponuar sipas kontratës paratë tek Naimi, pasi që e ksihte parë që është një investim i mirë, sepse sipas tij çdo investitor do ti fitonte 2.5 milion, e që argumenti ishte se do të ndërtoheshin 125 banesa dhe çdo banesë do ta kishte çmimin 65 mijë euro, thotë ai.
‘’Një herë 700 mijë euro ndërsa në të dytën herë 500 mijë euro, pastaj edhe shumën prej 240 mijë euro, pastaj 330 mijë shuma e përgjithshme 1 milion 733 mijë, për investimin e kabllos elektrike në llogarinë e biznesit të Naimit’’, thotë i dëmtuari.
Nga pyetja e të autorizuarit të tij, avokati Albert Islami, prej projektit të parë në Arkivin e Qytetit të Pejës për të cilën sipas kontratës keni paguar 800 mijë euro pse të pandehurit nuk ju kanë thyer juve këto 800 mijë euro, i dëmtuari tha se përgjigja e fundit ishte e Naimit se ka thënë se ndoshta sipas tij kryetari i komunës i ka ikur në Itali me të holla dhe i ka marrë parat me vete.
Pse në kontratën për Arkivin e Qytetit nuk figuron nënshkrimi i palës së katërt i komunës, pyet i autorizuari Islami, i dëmtuari i përgjigjet se nuk kishte pasur njohuri se pala e katërt ishte dashur të nënshkruhet, njofton betimiperdrejtesi.
Nga pyetja e mbrojtësit Cena se a ka hyrë në investime të përbashkëta me vullnet të plotë vetvetiu, i dëmtuari u përgjigj se po.
Pas kësaj seanca e shqyrtimit gjyqësor, u ndërpre për të vazhduar ditën e nesërme për shkak të mbarimit të orarit të punës.
Ndryshe, sipas akuzës së ngritur më 13 prill 2021, Naim dhe Milazim Gashi akuzohen se më 16 mars 2012, në Pejë, për qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, vënë në lajthim përmes paraqitjes së rreme të fakteve dhe fshehjes së tyre, të dëmtuarin Gerhard Alois Frey, nga Gjermania.
Sipas akuzës, thuhet se të pandehurit lidhin para-kontratë për investim të përbashkët publiko-privat, kinse për ndërtimin e objektit banesor-afarist në oborrin e arkivit të qytetit të Pejës, në pronësi shtetërore, e që kinse partner në këtë projekt është Kuvendi Komunal i Pejës, ku si pasojë e lidhjes së kësaj kontrate të pandehurit përfitojnë shumën prej 800 mijë euro, nga i dëmtuari Gerhard, gjersa objekti në fjalë nuk ishte ndërtuar fare.
Për çka thuhet në akuzë se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të “Mashtrimit” nga neni 261, par.2, e lidhur me par.1 dhe nenin 23 të Kodit Penal.
Sipas akuzës, më 27 prill 2012, në fshatin Kryshec të Pejës, me qellim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, vënë në lajthim përmes paraqitjes së rreme të fakteve dhe fshehjes së tyre, të dëmtuarin Gerhard nga Gjermania, në atë mënyrë që të pandehurit lidhin kontratë kinse për investim të përbashkët për shtrirjen e rrjetit kabllovik optik në rrethinën e fshatit Kryshec, duke përfituar shumën e tërësishme prej 700 mijë euro nga i dëmtuari.
Për çka thuhet në akuzë se në bashkëveprim kanë kryer vepër penale të “Mashtrimit” nga neni 261, par.2, e lidhur me par.1 dhe nenin 23 të Kodit Penal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hamza: Kosova mundet ma mirë për familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së
PSD dorëzoi në prokurori marrëveshjen që nuk lejon FSK-në në veri
Berisha: Prizreni dhe Malisheva në rend me Kosovën fituese, 137 për t’i dhënë fund hajdutëve që qeverisin vendin
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës