LAJMI I FUNDIT:

Kampionati Botëror ‘Call of Duty Mobile’ me çmime rreth dy milionë euro

Kampionati Botëror ‘Call of Duty Mobile’ me çmime rreth dy milionë euro

Botuesi i lojërave Activision ka shpallur Kampionatin Botëror 2022 për telefona celular në video-lojën Call of Duty.

Kampionati i cili pritet të fillojë me datën 31 mars, do të zhvillohet me katër faza online, ku kanë të drejtë pjesëmarrjeje lojtarët nga e mbarë bota, në garën për t’u kualifikuar për në finalet globale.


Kampionati Botëror i 2022 Call of Duty Mobile do të zhvillohet në vende të ndryshme të botës, faza e parë fillon me katër kualifikime në internet çdo fundjavë nga 31 mars deri më 24 prill.

Lojtarët garues në fazën e parë që kryejnë 10 ndeshje të renditura me shumë lojtarë dhe fitojnë 60 pikë, do të kualifikohen për fazën e dytë, ku do të ketë shpërblime të reja për çdo javë.

‘Play-off’-et Rajonale do të luhen gjatë gjithë gushtit në Amerikën Latine, Amerikën e Veriut, Evropë, Indi dhe Japoni.

Numri i shpërblimeve në këtë kampionat, sipas faqes zyrtare të Call of Duty, do të jetë më i madhi në histori të CoD Mobile, ku arrin vlerën rreth dy milionë euro.

Finalet e Botërorit ‘Call of Duty Mobile’ do të zhvillohen në LAN në dhjetor, por që lokacioni ende nuk është zbuluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori