LAJMI I FUNDIT:

Këngëtari Olly Alexander paraqitet me veshje ekstravagante në ‘Critics Choice Awards 2022’

Këngëtari Olly Alexander paraqitet me veshje ekstravagante në ‘Critics Choice Awards 2022’

Ai di se si të tërheqë vëmendjen.

Dhe Olly Alexander me siguri bëri që të gjithë sytë të ktheheshin nga ai kur u shfaq me një këmishë të gjatë dhe me një kapele të guximshme në edicionin e 27-të të ndarjes së çmimeve, ‘Critics Choice Awards 2022’ në Los Angeles të dielën.

Ylli i “It’s A Sin”, 32 vjeç, i cili humbi çmimin për aktorin më të mirë, tregoi ndjenjën e tij tërheqëse të stilit në një këmishë prej sateni, ngjyrë mustardë me një detaj zbavitës rreth qafës, kopsave dhe mëngëve.


Olly i mbajti të hapura pullat e këmishës për të shfaqur trupin e tij të tonifikuar teksa rrezatonte në fotografi.

Rita Ora nuk mungon me të dashurin në 'Critics Choice Awards 2022', shkëlqen me fustanin e guximshëm
Lexo po ashtu Rita Ora nuk mungon me të dashurin në 'Critics Choice Awards 2022', shkëlqen me fustanin e guximshëm

Ai e shoqëroi veshjen me një palë xhinse të zeza dhe çizme të gjata.

Këngëtari, i cili njihet edhe me nofkën Years & Years, tregoi trupin e tij të tonifikuar në veshje – duke mbajtur pelerinën e tij të madhe pas vetes, ndërsa pozonte.

Paraqitjet më të mira në 'Critics Choice Awards 2022' - në mesin e tyre edhe Rita Ora
Lexo po ashtu Paraqitjet më të mira në 'Critics Choice Awards 2022' - në mesin e tyre edhe Rita Ora

Olly kishte vënë një palë vathë me tela argjendi me një detaj me perla – duke i shtuar pamjes së tij unaza të shumta argjendi dhe një gjerdan të hollë me perla.

Olly u nominua për çmimin “Aktori më i mirë në një serial të kufizuar ose film i krijuar për televizion” për paraqitjen e tij në “Its A Sin”, përpara se Micheal Keaton i Dopesick të merrte trofeun.

Ai luajti rolin e Ritchie Tozer në dramën e Channel 4, e cila gjithashtu mori një nominim në kategorinë “Seriali më i mirë i kufizuar” – çmim të cilin seriali “Mare of Easttown” i HBO-së e mori në shtëpi.

Edicioni i 27-të i çmimeve ‘Critics Choice Awards’ u organizua nga Taye Diggs dhe Nicole Byer dhe u zhvillua në Hotelin Fairmont Century Plaza në Century City, Kaliforni – ndërsa një tapet i kuq u zhvillua gjithashtu në The Savoy, në Londër.

Çmimet ‘Critics Choice’ fillimisht ishin planifikuar të mbaheshin më 9 janar, por u shtynë për shkak të rritjes së rasteve të COVID-19 për shkak të variantit omicron.

Data e re bie ndesh me një tjetër shfaqje të madhe të çmimeve, BAFTA Awards 2022, e cila gjithashtu u zhvillua më 13 mars – me një mori fytyrash të famshme të pranishme në të dyja ceremonitë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Magazina
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Magazina
Gramosi i drejtohet ashpër Gjestit në BBVA: Pse po merr vëmendje ti e mua po më lë në hije, unë jam që disa javë këtu

Gramosi i drejtohet ashpër Gjestit në BBVA: Pse po merr vëmendje ti e mua po më lë në hije, unë jam që disa javë këtu

Magazina
Zgjedhja e Drilonit finalist, Gresa dhe Xuxi hedhin dyshime mbi transparencën e produksionit

Zgjedhja e Drilonit finalist, Gresa dhe Xuxi hedhin dyshime mbi transparencën e produksionit

Magazina
A i parashikuan 'The Simpsons' zjarret në Los Angeles? Shpërndahet një episod që tregon skena të ngjashme me ngjarjen aktuale

A i parashikuan 'The Simpsons' zjarret në Los Angeles? Shpërndahet një episod që tregon skena të ngjashme me ngjarjen aktuale

Magazina
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

Magazina
Kalo në kategori