SPB Tetovë: Që nga fillimi i vitit janë shqiptuar 373 gjoba për vozitje të shpejtë
SPB Tetovë informon se në dy muaj e gjysmë të këtij viti, përfshirë sot (14 mars), në rajonin e Tetovës janë shqiptuar gjithsej 1107 masa për tejkalim të shpejtësisë maksimale nga drejtuesit e mjeteve, prej të cilave 373 gjatë këtij muaji.
Shumica e masave i referohen tejkalimit të shpejtësisë jashtë vendbanimit, para së gjithash në pjesën Tetovë të autostradës Gostivar – Tetovë – Shkup, dhe në të shumtën e rasteve me vetura.
“Në mesin e drejtuesve të automjeteve kundërvajtës, nuk mungojnë ata që në autostradë kanë vozitur me shpejtësi 50 dhe 70 kilometra në orë më shumë se sa lejohet në bazë të shenjave të trafikut. Për shoferët me shpejtësi të madhe janë përgatitur parashtresa përkatëse, për këtë lloj kundërvajtje do të përballen me gjoba nga 45 deri në 400 euro në kundërvlerë në denarë dhe me pezullim të përkohshëm të patentë shoferit nga tre muaj deri në një vit, varësisht nga shpejtësia e tejkaluar”.
“Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, duke pasur parasysh se po vjen një periudhë shumë më e madhe e lëvizshmërisë në rrugët e kësaj zone, apelon që shoferët të mos nxitojnë pa nevojë, përkatësisht shpejtësinë ta përshtatin sipas kushteve të rrugës brenda dhe jashtë vendbanimit. Kështu, ata do të kontribuojnë drejtpërdrejt në sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik dhe në parandalimin e aksidenteve të mundshme në trafik”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve