LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: 36 mijë amvisëri do të marrin ndihmë prej 1000 denarëve për tre muaj

Maqedoni: 36 mijë amvisëri do të marrin ndihmë prej 1000 denarëve për tre muaj

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, për TV24 tha se pakoja prej 26 masash që është miratuar nga Qeveria tregon kujdes për të gjithë qytetarët dhe kompanitë, duke shtuar se ata janë me theks të veçantë për të ndihmuar kategorinë sociale të qytetarëve.

Ajo theksoi se nga pakoja kundër krizës prej 400 milionë euro, përfituesit e ndihmës minimale të garantuar, do të marrin ndihmë prej 1.000 denarë në tre muajt e ardhshëm, gjë që do të kushtojë rreth njëqind e dhjetë milionë denarë.

“Kjo masë nënkupton se 36.000 amvisëri në muajt mars, prill dhe maj me pagesën e kompensimit në qershor do të marrin 1.000 denarë shtesë ose gjithsej 3.000 denarë më shumë në buxhetin familjar. Me këto mjete ndihmojmë edhe përfituesit e ndihmës minimale të garantuar për të zbutur pasojat e krizës”, tha ministrja Trençevska.


Ajo informoi se me 400 milionë euro të dedikuara për ndihmë për qytetarët, buxheti mbetet stabil, sepse të gjitha ministritë kanë marrë pjesë në projeksionet e masave të qeverisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë

Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë

Lajme
Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn

Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn

Drejtësi
Kalo në kategori