LAJMI I FUNDIT:

ASH: Qeveria i mashtron qytetarët, t’i ulë dhe t’i ngrijë taksat për derivatet

ASH: Qeveria i mashtron qytetarët, t’i ulë dhe t’i ngrijë taksat për derivatet

Aleanca për Shqiptarët në një kumtesë për media ka akuzuar Qeverinë për mashtrim të qytetarëve, ndërsa kërkojnë që urgjentisht t’i ulë dhe t’i ngrijë taksat për derivatet.

Nga ASH thonë se rritja shokuese e çmimit të derivateve të naftës dëshmoi edhe një herë se vendimi i Qeverisë ishte vetëm një tentim për mashtrim të qytetarëve dhe pa asnjë efekt lehtësues në ekonomitë familjare.

“Qeveria kishte dëgjuar propozimin tonë për uljen e akcizës dhe TVSH-së, por nuk e pranoi deri në fund atë që kishim propozuar ne, andaj sot kemi efektin e shtrenjtimeve drastike. I bëjmë thirrje Qeverisë që të pranojë në mënyrë taksative propozimet tona. Akciza për benzinë nga 22 denarë të ulet në 15 denarë, ndërsa ajo e dizellit nga 15 në 9 denarë. Kjo shumë të jetë fikse dhe të mos varet nga lëvizjet e bursës. TVSH propozojmë që të ulet nga 18 në 5% dhe jo në 10% sa propozoi Qeveria”.


“Gjithashtu edhe vlera e TVSH-së të jetë e ngrirë maksimalisht në çmimin e 28 shkurtit, që nënkupton të mos llogaritet për rritjet e reja që do të mund të vijnë nga bursa. Çdo eksperiment tjetër do të dëmtojë rëndë qytetarët si dhe do të ketë ndikim edhe në çmimet e produkteve tjera. Do të jetë e kotë heqja e TVSH-së për produktet ushqimore, nëse prodhuesve u shtrenjtohet transporti dhe energjia”, thonë nga ASH./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"OCTOPUS": Festat Ortodokse në Kosovë – mjet për krijimin e tensioneve ndëretnike nga Serbia dhe Rusia

Lajme
“LËDËKYHI dhe PËDËKYHI janë në koalicion” – LVV dënohet me 3 mijë euro nga PZAP

“LËDËKYHI dhe PËDËKYHI janë në koalicion” – LVV dënohet me 3 mijë euro nga PZAP

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Kalo në kategori