LAJMI I FUNDIT:

“Autobusët kinezë”: Janakieski dhe të tjerët pranuan fajin, Janushev nuk kupton pse po hetohen dhe u deklarua i pafajshëm

“Autobusët kinezë”: Janakieski dhe të tjerët pranuan fajin, Janushev nuk kupton pse po hetohen dhe u deklarua i pafajshëm

Ish-ministri Mile Janakieski, ish-kryetarja e Komisionit për Furnizime Publike, Snezhana Filipovska Pavlevska dhe anëtarja e komisionit, Julijana Jankullovska Atanasova pranuan fajin se kanë shkelur rregullat për furnizime publike kur janë blerë 202 autobusë për Shkupin.

Ky është epilogu i seancës së parë gjyqësore ku të akuzuarit deklarohen për fajësinë. Para gjykatës, i pafajshëm i deklarua vetëm Igor Janushev, deputet aktual i cili po ashtu ka qenë anëtar i komisionit. Për atë, procedura gjyqësore do të vazhdojë

“E kuptova aktakuzën dhe ndjej fajësinë”, tha Janakieski.


Edhe Snezhana Filipovska Pavlevska u shpreh se pranon fajin, ndërsa Igor Janushev nuk ka kuptuar aktakuzën.

“Nëse marrim parasysh se një firmë kanë kopjuar dizajnin, nuk e kuptoj ku është fajin im këtu”, tha Janshev.

Pas deklarimeve, gjykatësi Osman Shabani lexoi aktakuzën kuptuar aktakuzën dhe se duhet të lexojë edhe një herë atë, ndërsa Julijana Jankullovska Atanasova u shpreh se ndjen faj.

Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë favorizuar firmën kineze që bleu autobusë edhe pse nuk ka dërguar garanci bankare dhe certifikatë për cilësi. Edhe pse ka pasur ofertë më të favorshme nga Bullgaria, komisioni ka zgjedhur operatorin ekonomik nga Kina dhe ia ka propozuar ish-ministri Janakieski që të dakordojë marrëveshjen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Kronika e Zezë
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

Lajme
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori