LAJMI I FUNDIT:

Bashkia e Shkupit shqipton tre gjoba për pastërti publike

Bashkia e Shkupit shqipton tre gjoba për pastërti publike

Bashkia e Shkupit njofton se Seksioni i Inspekcionit komunal në Inspektoratin e Qytetit të Shkupit gjatë javës së kaluar, në përputhje me kompetencat ligjore, kanë kryer kontroll në tërë territorin e qytetit të Shkupit.

Ata shtojnë se inspektorët dolën në terren dhe kryen nëntë kontrolle të personave fizikë dhe subjekteve juridike në bazë të raportimeve të dorëzuara në emial.

“Janë kryer shtatë inspektime mbikëqyrëse në bazë të parashtresave të dorëzuara përmes arkivës nga persona fizikë dhe subjekte juridike, katër me vendim me detyrim, dhe janë shqiptuar 3 gjoba personave fizik dhe juridik sipas Ligjit për pastërti publike”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Shkupit.


Ata inkurajojnë qytetarët të paraqesin dhe denoncojnë në emialin zyrtar 24@skopje.gov.mk./Telegrafi/