LAJMI I FUNDIT:

Grida Duma dorëhiqet nga posti i nënkryetares së PD-së: Nuk ka reflektim nga Basha

Grida Duma dorëhiqet nga posti i nënkryetares së PD-së: Nuk ka reflektim nga Basha

Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Grida Duma ka njoftuar sot dorëheqjen nga posti i nënkryetares së PD-së.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Duma shkruan se nuk ka asnjë reflektim nga kreu i PD-së, Lulzim Basha për humbjen në zgjedhjet e fundit lokale dhe për këtë arsye kërkon vendimmarrje nga ana e strukturave më të larta të partisë.


“Partia Demokratike e Shqipërisë është në ditët më të vështira, traumat e humbjeve të njëpasnjëshme nuk po rikuperohen sepse Lulzim Basha i përdor dhe negocion që dështimet e Partisë Demokratike t’i kthehen në fitime të tij”, ka thënë Duma.

“Pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi me maturi politike të ndërmarrë akte të përgjegjshme dhe të kapë dorëheqjen, Lulzim Basha përdori një pakicë të zhgënjyesish për të goditur deputetë, më të votuarit dhe më përfaqësuesit e PD-së”, ka shtuar Duma.

Sipas Dumës, fakti që Basha nuk largohet edhe pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi dorëheqjen na kërkon të gjithëve vendimmarrje për shpëtimin e demokratëve të sakrifikuar një dekadë.

“Megjithëse, personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimmarrje dhe ia kam shkruar e lënë të dokumentuara vendimet e dëmshme sot deklaroj që jap dorëheqjen si nënkryetare e PD-së, duke qenë ky vetëm një prej vendimeve të domosdoshme për demokratët”, thekson Duma

“PD nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë!”, mbyllet postimi i Grida Dumës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori