“Përgjegjësia bie te të gjithë, por fillon me mua”. Kështu ka deklaruar kreu demokrat lulzim basha në mbledhjen me dyer të mbyllura me kryetarët e degëve të partisë demokratike dhe kandidatët në zgjedhjet e pjesshme vendore, pas humbjes së thellë.
Ai u bëri apel demokratëve që të qëndrojnë dhe të tejkalojnë kultin e individit, për një parti më të fortë.
“Secili duhet te mbaje përgjegjësi. Ne kemi në dorë të qëndrojmë, të bëjmë betejë, të bëjmë ndryshime, të tejkalojmë kultin e individit, për një parti më të fortë”.
Një ditë më parë deputetët demokratë kërkuan dorëheqjen e Lulzim Bashës, pasi PD- doli forcë e tretë në zgjedhjet e 6 marsit./A2 CNN