LAJMI I FUNDIT:

Nga siguria e lojtarëve deri te gjuha në fushë – disa nga detyrat dhe përgjegjësitë e gjyqtarëve të futbollit

Nga siguria e lojtarëve deri te gjuha në fushë – disa nga detyrat dhe përgjegjësitë e gjyqtarëve të futbollit
(Foto: AS Sport News)

Gjyqtarët e futbollit janë përgjegjës për zhvillimin e lojës së drejtë dhe marrjen e vendimeve duke u bazuar në zbatimin e ligjeve të futbollit.

Gjyqtari kryesor punon së bashku me gjyqtarët ndihmës, të cilët janë përgjegjës për të parë linjat dhe për të siguruar që loja të jetë e drejtë.


Detyrat e gjyqtarit

(Foto: AP/Marca)

Detyra kryesore e një gjyqtari është ta mbikëqyrë ndeshjen dhe të zbatojë lojën e drejtë. Gjyqtarët kanë fuqinë t’i ndëshkojnë lojtarët me kartonë të verdhë ose të kuq, ta ndalojnë përkohësisht ose t’i japin fund lojës për shkak të faktorëve të rrezikut dhe të vlerësojnë ndërhyrjet e palejuara dhe penalltitë.

Gjyqtarët janë gjithashtu përgjegjës për respektimin e kohës dhe ofrimin e një raporti të ndeshjes për zyrtarët e ligës.

Si kujdesen gjyqtarët për sigurinë e futbollistëve

(Foto: ABC News)

Gjyqtarët përpiqen t’i mbajnë lojtarët të sigurt. Kjo do të thotë që nëse një lojtar lëndohet ose gjakoset, gjyqtari e ndal lojën dhe sigurohet që futbollisti të largohet ose të marrë kujdesin mjekësor në fushë. Kjo e mbron si lojtarin e dëmtuar ashtu edhe shokët e tij të skuadrës.

Gjyqtarët gjithashtu mund t’u ndajnë kartonë futbollistëve për të ruajtur lojën e ndershme.

Çfarë gjuhe flasin gjyqtarët dhe futbollistët në fushë

(Foto: Businnes Insider)

FIFA, organi qeverisës ndërkombëtar i futbollit, në fakt rendit katër gjuhë zyrtare: anglisht, gjermanisht, frëngjisht dhe spanjisht. Pra, a flasin gjyqtarët dhe lojtarët të katër këto gjuhë me njëri-tjetrin në një ndeshje? Është e dyshimtë.

Anglishtja, me të drejtë ose jo, është më e afërt për t’u etiketuar si ‘një gjuhë ndërkombëtare’. Gjyqtarët e futbollit për FIFA dhe UEFA (federata evropiane e futbollit), mund të flasin disa gjuhë, por anglishtja është përgjithësisht zgjedhja e parë.

A mund ta ndalojë gjyqtari ndeshjen për shkak të motit të keq

(Foto: Diario AS)

Po. Një gjyqtar ka për detyrë të sigurojë që kushtet të jenë të pranueshme për lojë. Për shembull, një arbitër ka për detyrë të ndalojë ndeshjen nëse moti është shumë i ashpër, vështirëson lojën ose rrezikon futbollistët.

E njëjta gjë ndodh edhe nëse gjendja e fushës është e papërshtatshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man City është gati të shesë një nga blerjet e tyre më të mëdha në histori vetëm një vit pasi e solli atë në Etihad

Man City është gati të shesë një nga blerjet e tyre më të mëdha në histori vetëm një vit pasi e solli atë në Etihad

Premier League
Hansi Flick dëshiron ta bëjë yllin e Leverkusenit blerjen e parë te Barcelona

Hansi Flick dëshiron ta bëjë yllin e Leverkusenit blerjen e parë te Barcelona

La Liga
Tri qortimet e mëdha, zbulohet përpjekja e Al-Khelaifit për të ndalur kalimin e Mbappes te Real Madridi

Tri qortimet e mëdha, zbulohet përpjekja e Al-Khelaifit për të ndalur kalimin e Mbappes te Real Madridi

Ndërkombëtare
Jeremy Doku tregon kundërshtarin e tij më të vështirë, zbulon edhe emrat e yjeve që e frymëzojnë

Jeremy Doku tregon kundërshtarin e tij më të vështirë, zbulon edhe emrat e yjeve që e frymëzojnë

Premier League
Raul i tregon Real Madridit se dëshiron të largohet nga klubi dhe të vazhdojë karrierën e tij në Bundesligë

Raul i tregon Real Madridit se dëshiron të largohet nga klubi dhe të vazhdojë karrierën e tij në Bundesligë

La Liga

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Kalo në kategori