LAJMI I FUNDIT:

Nga kampion i bodibildingut në Kosovë e ish-Jugosllavi, Esat Kica sot është një fermer

Nga kampion i bodibildingut në Kosovë e ish-Jugosllavi, Esat Kica sot është një fermer

Esat Kica ka qenë kampion i Kosovës, Serbisë dhe ish-Jugosllavisë në bodibilding, por sot ka përfunduar krejtësisht në një profesion tjetër, që për shumë kë ka qenë një befasi.

Traditën familjare e kishte në teknologji dhe madje ishin pionerë të servisimit të televizorëve.

Por, ai u bë më i njohur në sportin e bodibildingut, ku arriti të bëhej disa herë kampion i Kosovës, Serbisë dhe ish-Jugosllavisë.


“Edhe sot unë merrem me të rinjtë dhe i ushtroj ata që të bëhen sportistë të mirë”, rrëfen për RTV Dukagjinin, Esat Kica.

Mirëpo, Esati tash prioritet e ka një tjetër profesion që dallon shumë nga ato që ka pasur vite më herët.

Ai tashmë drejton një fermë të dhive në bjeshkët e Pejës, përcjell Telegrafi.

“Nga dashuria që kam pasur për shtazët, vendosa t’i mbajë dy dhi. Kështu fillova dhe arrita deri në 50 dhi. Pas një pushimi fillova të merrem seriozisht me këtë punë”.

Mirëpo, ai në fillimet e tij me këtë profesion është paragjykuar, madje edhe nga familja.

“Familja nuk e kanë pëlqyer këtë vendim timin. Madje edhe shumë shokë e bashkëqytetarë janë çuditur me mua se si është e mundur unë të merrem me këtë profesion, duke pasur parasysh se nuk e kam pasur as traditë familjare. Dëshira ime ka qenë shumë e madhe dhe kam vazhduar me kultivimin e dhive”.

Ai thotë se ka pasur edhe shaka miqësore duke i thënë se njerëzit po ikin nga fshati në qytet, derisa ky bëri të kundërtën.

Megjithatë, Esati thotë se është mjaft sfiduese të merresh me kujdesin ndaj këtyre kafshëve pasi kërkojnë shumë kujdes.

Periudha më sfiduese për të është dimri dhe sëmundjet që i kapin këto kafshë.

“Më e vështira është kur sëmuret dhia, pasi e përjetoj së sëmundje në familje, kujdesin tjetër e bëj me shumë dëshirë”.

Fermeri thotë se dhitë ecin vetëm në një drejtim rreth 15 kilometra në ditë dhe sipas tij kjo është mjaft sfiduese.

Ish-bodibilderi 65-vjeçar thotë se pos sportit edhe kujdesi ndaj dhive ia ka shtuar shëndetin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës
San Marino shënon tre gola në një ndeshje për herë të parë ndonjëherë, siguron promovimin historik në Ligën e Kombeve

San Marino shënon tre gola në një ndeshje për herë të parë ndonjëherë, siguron promovimin historik në Ligën e Kombeve

Përfaqësueset

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës

"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores

Përfaqësuesja e Kosovës
Dita e ndeshjes: Shqipëria kërkon fitoren ndaj Ukrainës dhe vendin e parë në Grup

Dita e ndeshjes: Shqipëria kërkon fitoren ndaj Ukrainës dhe vendin e parë në Grup

Kombëtarja e Shqipërisë
Notat e lojtarëve, Kosovë 1-0 Lituani: Aro Muric më i miri, Jashari i bën të gjitha

Notat e lojtarëve, Kosovë 1-0 Lituani: Aro Muric më i miri, Jashari i bën të gjitha

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori