LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtja e Salih Mustafës dorëzon listën e dëshmitarëve dhe provave, pritet të mbahet konferenca përgatitore e mbrojtjes

Mbrojtja e Salih Mustafës dorëzon listën e dëshmitarëve dhe provave, pritet të mbahet konferenca përgatitore e mbrojtjes

Mbrojtja e Salih Mustafës, i cili po akuzohet për krime lufte nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), sot pritet të mbahet konferenca përgatitore pas ka dorëzuar listën e dëshmitarëve dhe provave.

Kjo është bërë e ditur përmes shkresës së publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK).

“Në pajtim me Urdhrin e Trupit Gjykues 1 dhe në pajtim me Rregullën 119 (2) të Rregullores së Procedurës dhe Provave para Dhomave të Specializuara të Kosovës (“Rregullat”), mbrojtja e Salih Mustafës paraqet materialin për çështjen e mbrojtjes”, thuhet në shkresë.


Tutje, thuhet se lista e dëshmitarëve dhe provave, që përmban informacionin e përcaktuar në Rregullën 119 (2) (a) dhe (b) të Rregullave, dorëzohet si konfidenciale sipas Aneksit 1 dhe Aneksit 2 të këtij parashtrimi.

Sipas shkresës, mbrojtja ka ndërmjetësuar me ZPS-në në lidhje me listën e propozuar të provave. Kurse, thuhet se sa i përket autenticitetit nuk ka pasur kundërshtime dhe janë bërë disa vëzhgime.

“Mbrojtja dorëzon me këtë dokument, materialin sipas Rregullës 119 (2) të Rregullores së Punës dhe Provave, për të paraqitur një rast të Mbrojtjes”, thuhet në fund të shkresës.

Ndryshe, të martën pritet të mbahen konferencat përgatitore të mbrojtjes. Pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), e ka përfunduar paraqitjen e çështjes së saj në gjykimin e Salih Mustafës, tanimë pritet që çështjen e saj të fillojë të paraqes mbrojtja e këtij të fundit.

Gjatë paraqitjes së çështjes së prokurorisë, këta të fundit kanë dhënë deklaratën hyrëse dhe janë dëgjuar 13 dëshmitarë.

Pas njoftimin për mbylljen e çështjes së prokurorisë, mbrojtja e Salih Mustafës kishte paraqitur mocion për rrëzimin e akuzave, mirëpo një mocion i tillë ishte refuzuar nga trupi gjykues.

Pas kësaj, janë caktuar konferencat përgatitore për mbrojtjen që për qëllim kanë lehtësimin e përgatitjeve për fazën e ardhshme të gjykimeve.

8 marsi është data që është përcaktuar për konferencë, mirëpo si datë rezervë është caktuar edhe 9 marsi.

Ndryshe, aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.

Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt, njofton betimiperdrejtesi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori