LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori rus Bazdnikin thirret në MPJ e Maqedonisë së Veriut, i jepet notë verbale

Ambasadori rus Bazdnikin thirret në MPJ e Maqedonisë së Veriut, i jepet notë verbale

Ambasadori rus në vend Sergei Bazdnikin është thirrur sot në Ministrinë e Jashtme.

Sipas MPJ-së, ambasadorit Bazdnikin i është dhënë notë verbale për shkak se Federata Ruse e ka futur Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve armike.

Më herët, Qeveria e Federatës Ruse miratoi një listë të vendeve dhe territoreve të huaja që kryejnë akte armiqësore kundër Rusisë, kompanive dhe qytetarëve të saj, njoftuan mediat ruse.


Në Listë janë të përfshirë Australia, Britania e Madhe, vendet anëtare të BE-së, Islanda, Kanada, Lihtenshtajni, Monako, Zelanda e Re, Norvegjia, Koreja e Jugut, San Marino, Andorra, Singapor, SHBA, Tajvani, Ukraina, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi, Zvicra, Japonia dhe Mikronezia./Telegrafi/