LAJMI I FUNDIT:

14 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Danimarkës

14 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Danimarkës

Kosova dhe Danimarka sot shënojnë 14 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Kosovës përmes një postimi në Twitter.

“Sot, Kosova dhe Danimarka festojnë 14 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike! Ne jemi shumë mirënjohës për miqësinë tonë dhe vlerat e ndërsjella që ndajmë dhe presim me padurim ta rrisim #partneritetin më tej”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.


Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar Kosova dhe Danimarka nënshkruan marrëveshje ku 300  qeli burgu të Kosovës do t’i jepen në shfrytëzim shtetit të Danimarkës.

300 qeli për 210 milionë euro, dokumenti i plotë i marrëveshjes mes Kosovës dhe Danimarkës
Lexo po ashtu 300 qeli për 210 milionë euro, dokumenti i plotë i marrëveshjes mes Kosovës dhe Danimarkës

Në marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe Danimarkës thuhet se Qeveria e Kosovës do t’i ofroj Mbretërisë së Danimarkës, kapacitetet e burgut, gjegjësisht institucionit korrektues që gjendet në Gjilan për 300 të burgosur, për qëllimin e ekzekutimit të dënimeve daneze dhe do të bëjë rregullimet e nevojshme për çdo lehtësi për të siguruar që ai është në përputhje me ligjet dhe standardet daneze.

“Qeveria e Danimarkës synon të paguajë një tarifë vjetore për përdorimin e një burgu prej 15,000,000 euro në varësi të numrit të të burgosurve për të cilin objekti është bërë i përshtatshëm në përputhje me rregullat dhe rregulloret daneze, me një tarifë të reduktuar për 12 muajt e parë të vitit përdorimi i burgut si periudhë tranzicioni. Qeveria e Danimarkës synon gjithashtu të paguaj një tarifë fillestare prej 5,000,000 euro për të mbuluar periudhën e tranzicionit derisa burgu të jetë përfunduar dhe plotësuar me personel. Këto tarifa do të mbulojnë të gjitha kostot që lidhen me një marrëveshje të tillë”, thuhet në marrëveshjen mes dy shteteve. /Telegrafi/