LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy femra në Podujevë, kërcënuan një tjetër duke i kërkuar para

Arrestohen dy femra në Podujevë, kërcënuan një tjetër duke i kërkuar para
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy femra në Podujevë, pasi që të njëjtat kishin kërcënuar një femër dhe e kishin detyruar të u jap para.

Rasti kishte ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti”.

“Më 04.03.2022 janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi të njëjtat duke kërcënuar dhe shantazhuar, kanë detyruar viktimën femër kosovare t’iu jap atyre para”, njofton Policia.


Tutje, në njoftim thuhet se me vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/