LAJMI I FUNDIT:

Meta kundër nismës që sipas tij pritet të rrisë më tej çmimet e karburanteve në Shqipëri

Meta kundër nismës që sipas tij pritet të rrisë më tej çmimet e karburanteve në Shqipëri

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta është shprehur sot se mbështet shqetësimin e konfederatës së industrive shqiptare, Konfindustria, që i bën thirrje qeverisë që të ndërpresë menjëherë çdo nismë që synon të rrisë tarifat e koncesionit të metrologjisë së karburanteve.

Sipas Metës, koncesioni pritet të shtrenjtoje çmimin e karburanteve në Shqipëri, dhe parashikohet t’i kushtojë biznesit dhe qytetarëve 70 milionë euro më shumë, nga vlera prej 140 milionë eurosh e koncesionit.

Ai ka shtuar se është shprehur me parë kundër këtij koncesioni nëpërmjet një dekreti.


Në një njoftim për shtyp, Konfindustria i kërkon Kryeministrit Edi Rama “të ndërhyjë për të ndërprerë çdo nismë absurde të agjencive ekzekutive, që do të shtrenjtojë më tej çmimet e karburanteve”.

Kërkohet ngritja e Komisionit hetimor për rritjen e çmimeve, Meta mbështet propozimin
Lexo po ashtu Kërkohet ngritja e Komisionit hetimor për rritjen e çmimeve, Meta mbështet propozimin

Ndërkohë, çmimet e karburanteve kanë arritur nivelet më të larta historike në mbi 200 lekë [1.63 euro] për litër në javën e parë të marsit si dhe pritet të ketë rritje të mëtejshme.

Gjithashtu, Konfindustria i kërkon Ramës të vlerësojë seriozisht dhe me shpejtësi uljen e barrës fiskale të karburanteve që shkojnë deri në 60% të çmimit përfundimtar dhe të mbështesë ngritjen e Entit Rregullator të Karburanteve.

“Çmimet historike të larta të karburanteve në vlerë absolute dhe krahasimtare me rajonin dhe më gjerë si dhe cilësia jashtë standardit e tyre kanë një ndikim shkatërrues afatgjatë për biznesin, industritë dhe ekonominë kombëtare, duke shkuar në përfitim të drejtpërdrejtë të karteleve, korrupsionit dhe grabitjes së taksave të shqiptarëve”, ka shtuar Konfindrustria. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel

Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel

Drejtësi
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Ish-atasheu i Kosovës në SHBA: Kosova, partner i vogël, por i besueshëm i SHBA-së

Ish-atasheu i Kosovës në SHBA: Kosova, partner i vogël, por i besueshëm i SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori