LAJMI I FUNDIT:

Pamje që tregojnë sesi do të duket videoloja Gran Turismo në konzolat PS4, PS4 Pro dhe PS5

Pamje që tregojnë sesi do të duket videoloja Gran Turismo në konzolat PS4, PS4 Pro dhe PS5

Videoloja e shumëpritur Gran Turismo 7 sot zyrtarisht arrin në treg, e falë një videoje të publikuar në YouTube mund të shihet sesi do të duket në konzolat e qasshme.

Me lojën Gran Turismo 7 mund të kënaqen përdoruesit e konzolave PlayStation 4, PlayStation 4 Pro dhe PlayStation 5, transmeton Telegrafi.


Loja e re arrin pas më shumë se tetë viteve, pasi Gran Turismo 6 u shfaq në vitin 2013 derisa asokohe aktual ishte PlayStation 3.

Sipas reagimeve të para, duket se zhvillimi shumëvjeçar me padurim është pritur dhe duket se është shpaguar, pasi interesimi për të është tejet i madh.

Grand Turismo 7 sjell vetura të shumta ekzotike, shumë pista dhe një numër opsionesh për modifikimin e veturave. /Telegrafi/