Parlamenti i Kosovës, pavarësinë e të cilës Ukraina nuk e njeh, ka dënuar agresionin e Rusisë kundër Ukrainës dhe ka shprehur gatishmërinë për të strehuar ukrainasit, që ikin nga lufta.
Lajmi për miratimin e rezolutës nga Parlamenti i Kosovës ka bërë jehonë në mediat ukrainase, të cilat e kanë pasqyruar ngjarjen në ballinat e tyre.
Një prej tyre është ‘evropskapravda’, ka shkruar se “Kuvendi i Republikës së Kosovës dënon fuqishëm agresionin ushtarak të paligjshëm, të paprovokuar dhe të pajustifikuar dhe pushtimin rus të Ukrainës, si dhe përfshirjen e Bjellorusisë në këtë agresion”.
“Pro rezolutës votuan 94 deputetë. Nuk pati vota kundër, por Lista Serbe u largua nga salla para votimit”, shkruan më tutje mediumi ukrainas, transmeton Telegrafi.
Më tej ky medium shkruan se “në rezolutë, deputetët shprehën mbështetjen për Ukrainën, dënuan sulmet ndaj civilëve, përshëndetën fillimin e hetimit të krimeve të luftës nga Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe mbështetën transferimin e çështjes nga Ukraina në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë”.
Невизнане Україною Косово засудило війну Путіна, готове приймати українських біженцівhttps://t.co/iY9CwsZrCJ pic.twitter.com/tEK0CsrQio
— Європейська правда / European Pravda (@EuropeanPravda) March 3, 2022
“Në rezolutë theksohet se çështja e Kosovës në ish-Jugosllavi dhe ndërhyrja humanitare e NATO-s në Kosovë për të ndalur aparatin shtetëror të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë nuk i ngjajnë Ukrainës së sotme dhe institucioneve të saj legjitime”.
“Ndërhyrja humanitare e NATO-s kishte për qëllim ndalimin e spastrimit etnik në Kosovë dhe shpëtimin e saj nga gjenocidi i shkaktuar nga agresioni i Serbisë, duke dëbuar një milion shqiptarë, vrarë më shumë se 12 mijë civilë, duke përfshirë më shumë se 1,300 fëmijë, kreu më shumë se 400 masakra dhe përdhunoi rreth 20000, gra dhe vajza, dogjën qindra mijëra shtëpi, shkatërruan prona, monumente kulturore, fetare dhe historike”, shkruan gazeta ukrainase.
“Parlamenti gjithashtu mbështeti iniciativën e qeverisë së Kosovës për të pritur 20 gazetarë ukrainas dhe propozoi strehimin e mundshëm të deri në pesëmijë refugjatë nga Ukraina”.
Telegrafi ka ofruar ambientet e veta ku mund të punojnë gazetarët ukrainas, të cilët do të mund të strehohen në Kosovë.
Kujtojmë se pak ditë para fillimit të luftës së gjerë ruse kundër Ukrainës, në Kosovë u mbajt një aksion solidariteti me Ukrainën, duke theksuar ndërtesën e qeverisë me ngjyrat e flamurit ukrainas.
Një ditë më parë, Kosova i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të krijojnë një bazë të përhershme ushtarake në vend dhe të përshpejtojnë integrimin në NATO, duke pasur parasysh realitetin e ri të krijuar nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025