LAJMI I FUNDIT:

Fundoset anija që po transportonte mijëra makina luksoze – rreth dy javë pasi u përfshi nga flakët

Fundoset anija që po transportonte mijëra makina luksoze – rreth dy javë pasi u përfshi nga flakët

Një anije mallrash që transportonte mijëra makina luksoze është fundosur pranë arkipelagut portugez të Azores, gati dy javë pasi mori flakë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, anija, e quajtur Felicity Ace, po transportonte rreth 4,000 makina si Porshe dhe Bentley.


Anija ishte rrugës për në Rhode Island, SHBA, nga porti gjerman i Emden kur shpërtheu zjarri.

Të gjithë anëtarët e ekuipazhit të saj u evakuuan kur zjarri shpërtheu më 16 shkurt.

Joao Mendes Cabecas, kapiteni i portit më të afërt në ishullin Faial, i tha Reuters se asnjë rrjedhje nafte nuk ishte raportuar deri më tani, por tha se kishte frikë se rezervuarët e karburantit mund të dëmtoheshin derisa anija shtrihet në fund të Atlantikut në një thellësi rreth 3,500 metra. /Telegrafi/