Këto gabime mund të shkaktojnë dëme në lëkurën tuaj
Shumë prej nesh i kemi rregulluar rutinat tona të bukurisë – ne e dimë se çfarë po bëjmë dhe bëjmë të njëjtën gjë rregullisht.
Por rezulton se ne mund të kemi nevojë të kemi një ri mendim…
Një specialist i lëkurës ka treguar gabimet e bukurisë që po bëjmë dhe na ka lënë me gojë hapur. Rezulton se ne nuk duhet të përdorim furçat e grimit dhe kemi aplikuar gabimisht fondatinë gjatë gjithë jetës sonë.
Fragrance Direct kanë bashkëpunuar me specialisten e lëkurës, Laura Andrew për të zbuluar gabimet e zakonshme të bukurisë që po shkaktojnë dëme në lëkurën tonë.
Shpesh mendohet se vetëm furçat më të mira të kozmetikës do të përmirësojnë rutinat tona të grimit dhe ato shpesh vijnë me një çmim të lartë. Por rezulton se në fakt duhet të përdorim gishtat për të aplikuar fondatinë.
Ndërsa mendimi për të aplikuar fondatinë duke përdorur gishtat tuaj mund të duket si gabim, rezulton se furçat tona të grimit mund të jenë shkaku i acarimit dhe skuqjes së lëkurës.
Laura Andrew tha: “Ngrohtësia natyrale nga duart tuaja e bën më të lehtë përzierjen e fondatinës me gishtat sesa me një furçë gjatë aplikimit. Furçat mund të tërheqin lëkurën dhe të shkaktojnë fërkime, gjë që shpesh mund të rezultojë në më shumë ndjeshmëri dhe skuqje”.
Por nuk është vetëm fondatina që duhet ta aplikojmë pa furçë grimi, por është edhe korrektori ynë. Laura shton: “Kur aplikoni korrektor nën zonën e syve, përdorni gishtin e unazës dhe prekni shumë butësisht pasi kjo shkakton shumë më pak zvarritje në zonën poshtë syve”.
Ekziston gjithashtu një gabim i zakonshëm që ne kemi bërë që është mënyra se si përdorim penelin.
Peneli është një produkt ë me siguri do ta gjejmë në shumë çanta grimi në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, por Dr Nichola Cosgrove, themeluesja e Natura Emporium, zbulon se aplikimi i gabuar mund të jetë shkak për rrudhat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fraza që duhet t'i shmangim nëse duam të rritim fëmijë me vetëbesim
Si ta aplikoni fondatinën, influencerja ndan sekretin që duhet të dini
Xhinset e ngushta mund të rikthehen në modë në vitin 2025
Martesat më të gjata dhe më të shëndetshme ndajnë këto tipare
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?
Rastësi me stil apo një përzgjedhje e qëllimshme: Kendall dhe Hailey shpallin këpucët e sheshta të këtij viti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025