LAJMI I FUNDIT:

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë gjobitet për përpunim të kundërligjshëm të të Dhënave Personale

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë gjobitet për përpunim të kundërligjshëm të të Dhënave Personale

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë është gjobitur nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) për përpunim të kundërligjshëm të të Dhënave Personale.

Siç njoftohet, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) në faqen e saj zyrtare ka të publikuar, lista me të dhëna personale të subjekteve të të dhënave (fermerëve), pa marrë pëlqimin e tyre, duke përfshirë emrin, mbiemrin, numrin personal, vendbanimi etj.


Pas përfundimit të procedurave verifikues/inspektuese, Agjencia ka konstatuar se AZHB me publikimin e këtyre të dhënave ka përpunuar të dhëna personale në kundërshtim me nenin 4 dhe 5 të LMDHP-së dhe me këtë ka kryer kundërvajtje nga neni 92, paragrafi 1 i Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Sipas AIP-së, AZHB përmes publikimit të listave të fermerëve përfitues në faqen zyrtare të saj, lista këto që përmbajnë të dhëna personale, ku përveç emrit dhe mbiemrit, vendbanimit, etj, ka publikuar edhe numri personal.

“Me këtë veprim ka cenuar privatësinë e subjektit të të dhënave, për arsye se ka ekspozuar/zbuluar një të dhënë unike të personit fizik në rrjet (internet), në të cilën kanë qasje numër i pakufizuar i vizitorëve”, thuhet në njoftim.

“Ligji Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka paraparë që çdo kontrollues, përpunues i të dhënave personale, përpunimin e të dhënave ta bëjë në mënyrë të ligjshme, në të kundërtën Agjencia për Informim dhe Privatësi, në bazë të kompetencave ligjore është e detyruar të ndërmarrë veprimet dhe masat e duhura deri te shqiptimi i gjobës për mosrespektim të dispozitave të parapara në ligj”, thuhet tutje.

Për këtë, Agjencia për Informim dhe Privatësi, ka shqiptuar dënim kundërvajtës me gjobë ndaj Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë për përpunim të kundërligjshëm të të dhënave personale.

“Për sqarim të opinionit, në çdo rast kur AIP gjen se një kontrollues apo përpunues i të dhënave, ka publikuar të dhënat e subjekteve pa bazë ligjore, shqipton gjobë, edhe nëse ato të dhëna janë larguar apo fshirë pas konstatimit të shkeljes”, thuhet në fund./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori