LAJMI I FUNDIT:

Neshad Asllani emërohet Kuadër i Këshilltarëve Teknik në Fondacionin Rotary

Neshad Asllani emërohet Kuadër i Këshilltarëve Teknik në Fondacionin Rotary

Neshad Asllani është mirëpritur në mesin e këshilltarëve teknik të Fondacionit Rotary.

Kuadri i Këshilltarëve Teknik të Fondacionit Rotary është grup Rotarianësh vullnetarë, të cilët përdorin aftësitë e tyre profesionale dhe ekspertizën teknike në shtatë fushat e fokusit Rotary. Ata bëjnë auditimin financiar dhe këshillojnë Rotarianët të aplikojnë për grante në Fondacionin Rotary kudo në botë.


Lexoni të plotë njoftimin e Rotary Club Peja:

Kuadri i Këshilltarëve Teknik të Fondacionit Rotary ka kënaqësinë të mirëpresë në mesin e Këshilltarëve Teknik Neshad Asllanin, nga Rotary Club Peja, Kosovë, Distrikti 53.

Kush janë Kuadri i Këshilltarëve Teknik të Fondacionit Rotary:

Kuadri i Këshilltarëve Teknik të Fondacionit Rotary është grup Rotarianësh vullnetarë, të cilët përdorin aftësitë e tyre profesionale dhe ekspertizën teknike në shtatë fushat e fokusit Rotary. Ata bëjnë auditimin financiar dhe këshillojnë Rotarianët të aplikojnë për grante në Fondacionin Rotary kudo në botë.

Misioni ynë është të forcojmë ndikimin e granteve Rotary duke ndihmuar Rotarianët në planifikimin e projekteve dhe ruajtjen e fondeve të Fondacionit Rotary.

Roli i Këshilltarëve Teknik të Fondacionit Rotary është të vlerësojnë projektet e financuara nga Fondacioni Rotary dhe vlerësimin e tyre t’a ndajnë me Fondacionin Rotary.

Çfarë bëjnë Këshilltarët Teknik të Fondacionit Rotary:

  • Shërbejnë si konsulentë për stafin Rotary dhe Rotarianët
  • Ndihmojnë Rotary Foundation Trustees (të Besueshmit Rotary)
  • Vlerësojnë implementimin e projekteve për të siguruar që fondet janë duke u përdorur siç duhet
  • Kryejnë auditime programatike për të siguruar që fondet e grantit të Fondacionit Rotary po përdoren në përputhje me Termet dhe Kushtet për grantet Rotary.

Dr. Neshad Asllani, ka përfunduar vlerësimin e një Projekti të rëndësishëm në Bullgari, komentet nga Fondacioni Rotary janë në vijim:

“Raporti juaj ka qenë shumë informues dhe ndihmon Fondacionin Rotary të kuptojë se çfarë po ndodh në terren. Fondacioni Rotary mbështetet tek anëtarët e kuadrit si ju për të konfirmuar se fondet shpenzohen me mençuri dhe se nga projektet dhe grantet Rotary përfitojnë komunitetet në nevojë”.

Rotary është organizatë e mrekullueshme dhe ne të gjithë jemi pjesë e kësaj mrekullie. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori