LAJMI I FUNDIT:

Bashkia e Shkupit: Janë zgjidhur 1200 kërkesa të qytetarëve nëpërmjet adresës elektronike

Bashkia e Shkupit: Janë zgjidhur 1200 kërkesa të qytetarëve nëpërmjet adresës elektronike
Foto: Telegrafi.com

Bashkia e Shkupit bëri të ditur se në adresën elektronike për komunikimin me qytetarët 24@skopje.gov.mk deri më tani kanë arritur 1392 kërkesa, nga të cilat janë zgjidhur 1200.

“Shumica e qytetarëve në këtë e-mail kanë raportuar probleme nga fusha e urbanizmit, përkatësisht kërkesa për të vendosur shtyllëza mbrojtëse për të mbrojtur hapësirat publike dhe trotuaret për lëvizjen e sigurt të qytetarëve nga automjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme, dhe për të ndriçuar disa pjesë të qytetit. Raportime për deponi të paligjshme, probleme me qen endacakë dhe kërkesa për daljen në terren të inspektorëve të qytetit, si dhe nga fusha e sektorit komunal për prerjen e degëve të thata dhe rregullimin e hapësirave të gjelbra. Një pjesë e kërkesave të qytetarëve kanë të bëjnë me sinjalizimin rrugor, orarin e autobusëve, si dhe me ndarjen e subvencioneve për kondicionerë inverter, biçikleta dhe trotinete elektrike”, thuhet në komunikatën e Bashkisë së Shkupit.

Ata shtojnë se në adresën elektronike 24@skopje.gov.mk qytetarët mund të raportojnë probleme nën kompetencat e Bashkisë, ndërsa administrata është e obliguar t’u përgjigjet kërkesave në një afat nga 24 deri në 72 orë.


“Qëllimi i këtij projekti është puna efikase dhe me efektivitet e administratës së Qytetit në shërbim të qytetarëve, e cila do të kontribuojë që Shkupi të jetë një qytet funksional i cili ofron shërbime të shpejta, cilësore dhe në kohë për shkupjanët. Me një mënyrë të tillë komunikimi Qyteti i Shkupit bëhet më i afërt për shkupjanët dhe ka si synim që nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët të zgjidhë problemet e përditshme me të cilat ballafaqohen”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori