LAJMI I FUNDIT:

Lojtari ukrainas i CS:GO, s1mple jep donacion për ushtrinë e vendit të tij

Lojtari ukrainas i CS:GO, s1mple jep donacion për ushtrinë e vendit të tij

Lojtari ukrainas i CS:GO, Oleksandr “s1mple” Kostyliev, përmes një postimi në Instagram ditën e djeshme (e diel), informoi fansat e tij se kishte dhuruar një milion hryvnia ukrainase (ose 30.000 euro për ushtrinë e vendit të tij).

S1mple është një lojtar nga Ukraina, i njohur në tërë skenën ndërkombëtare të CS:GO.


Pak ditë më parë, ukrainasi dërgoi një mesazh emocionues përmes një fjalimi në skenën e turneut, i cili u organizua në Katowice të Polonisë.

“Të gjithë ne duam paqe për Ukrainën dhe për të gjithë botën. Të gjithë  jemi të frikësuar dhe të gjithë  duhet të japim një shembull në këtë turne”.

“Ne duhet të qëndrojmë së bashku, me fansat tanë, me miqtë tanë dhe me të gjithë ata që shikojnë, dhe ne të gjithë duhet të jemi njerëz së pari”, ishin fjalët e s1mple në IEM Katowice.

S1mple, i cili ndodhet në Poloni për shkak të turneut të mbajtur në qytetin e Katowice, në pamundësi për t’u kthyer në vendin e tij,  ka dërguar një numër të madh donacionesh për ushtrinë e vendit të Ukrainës, që arrijnë vlerën rreth 30 mijë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ten Hag zbulon në një intervistë shpërthyese atë që pronarët e Man Utd i kanë thënë 'direkt' për të ardhmen e tij

Ten Hag zbulon në një intervistë shpërthyese atë që pronarët e Man Utd i kanë thënë 'direkt' për të ardhmen e tij

Premier League

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Bundesliga
Jo vetëm Lamine Yamal – Xavi ka ringjallur akademinë La Masia, 15 talentë debutuan me Barcelonën

Jo vetëm Lamine Yamal – Xavi ka ringjallur akademinë La Masia, 15 talentë debutuan me Barcelonën

La Liga
Pesë yjet e Real Madridit që mund ta luajnë ndeshjen e tyre të fundit në ‘Santiago Bernabeu’ këtë vikend

Pesë yjet e Real Madridit që mund ta luajnë ndeshjen e tyre të fundit në ‘Santiago Bernabeu’ këtë vikend

La Liga
Oleksandr Usyk bën ankesë zyrtare, nuk dorëzohet për titullin e IBF

Oleksandr Usyk bën ankesë zyrtare, nuk dorëzohet për titullin e IBF

Boks
Kalo në kategori