Kerim: Ukraina është viktimë kolaterale dhe tani do të paguajë faturën e plotë
Ish-presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Srxhan Kerim, ka komentuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kerim tha se vendosja e sanksioneve ekonomike të shpallura nga vendet perëndimore nuk do të mjaftonte për shkak se sanksionet janë selektive dhe shtoi se gjithçka është dashur të zgjidhet me diplomaci.
“Ishte e nevojshme të gjendej një mënyrë për të arritur një marrëveshje mes Rusisë dhe Perëndimit përmes diplomacisë, sepse ata po negocionin. Ukraina është tani një viktimë kolaterale dhe do të paguajë faturën e plotë. Është vërtet tragjike”, tha Kerim për “Dnevnik.hr”.
Për sa i përket pozicionit të Kinës, e cila mbanë anën e Rusisë në konflikt, Kerim tha se niveli i mosbesimit midis Kinës dhe Rusisë nga njëra anë dhe Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit nga ana tjetër ka arritur përmasa kritike.
“Kjo çon në prishjen e të gjithë rendit ndërkombëtar dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Duhet t’i kthehemi asaj që është gjithmonë zgjidhja e duhur në situata të tilla, dhe ajo është diplomacia. Duhet të ulet në tryezë dhe të flitet për atë që dëshiron secila palë dhe duhet të arrihet një lloj marrëveshjeje. Çdo marrëveshje është më mirë se një luftë”, tha Kerim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze